17
Sahih
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Shtëpitë tuaja mos i bëni varreza, se shejtani ikën prej shtëpisë në të cilën lexohet surja el Bekare.”
Transmeton Muslimi
Shpjegimi dhe mësimet
Profeti ﷺ përmes këtij hadithi ndaloi që shtëpitë të jenë të zhveshura nga falja e namazit (vullnetar), e kështu të bëhen si varreza, në të cilat nuk falet namazi. Pastaj Profeti ﷺ tregoi se shejtani ikën prej shtëpisë në të cilën lexohet surja el Bekare.
- Është e rekomanduar që në shtëpi të shtohen adhurimet dhe namazi vullnetar.
- Nuk lejohet falja e namazit në varreza, sepse është mjet që dërgon drejt shirkut (idhujtarisë) dhe teprimit në raport me të vdekurit, në përjashtim të namazit të xhenazes (që lejohet të falet).
- Pasi ndalimi i faljes së namazit te varret ishte ngulituar te sahabët, kjo është arsyeja pse Profeti ﷺ e ndaloi shndërrimin e shtëpive në varreza, në të cilat nuk falet namazi.
Burimi: HadeethEnc.com