Rijadus-Salihin · Hadithi 1005

Vlera e leximit të kur’anit
1005 Muttefekun alejhi

Berra bin Azib r.anhuma thotë: “Ishte një njeri i cili lexonte suretul Kehf dhe tek ai ishte një kalë i lidhur me dy litarë. Në një moment zbriti një re dhe filloi t’i afrohet, ndërsa kali filloi të ikë prej saj. Pasi agoi, njeriu erdhi te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe i tregoi për atë që kishte ndodhur. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Kjo është mëshirë, zbriti për hir të Kur’anit.”