Rijadus-Salihin · Hadithi 1008

Vlera e leximit të kur’anit

Abdull-llah ibnu Amr ibnul Asi r.anhuma tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Zotëruesit të Kur’anit do t’i thuhet: Lexo dhe hip lartë, lexoje ashtu si e ke lexuar në dynja. Vendi yt do të jetë te ajeti i fundit të cilin do ta lexosh.”