Rijadus-Salihin · Hadithi 1413

Salavatet për të dërguarin e all-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
1413 Muttefekun alejhi

Nga Ebu Muhammed Ka’b b. Uxhreh r.a. transmetohet se ka thënë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. doli mes nesh, kurse ne thamë: “O i Dërguari i All-llahut, ne tashmë dimë si të të përshëndesim me se-lam, por si do të thërrasim salavate për ty?” Ka thënë: “Thoni: All-llahumme sal-li ala Muhammedin ue ala ali Muhammedin, kema sal-lejte ala ali Ibrahime, inneke hamidun mexhid; All-llahumme barik ala Muhammedin ue ala ali Muhammedin, kema barekte ala ali Ibrahime, inneke hamidun mexhid. (O All-llah, mëshiroje Muha-medin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij. Vërtet Ti je i lavdishëm. O All-llah, bekoje Muhammedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij. Vërtet Ti je i Lavdishëm.”