Rijadus-Salihin · Hadithi 1414

Salavatet për të dërguarin e all-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
1414 Transmeton Muslimi

Nga Ebu Mes’udi r.a. transmetohet të ketë thënë: “Na erdhi i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.. kurse ne ishim në ndeje te Sa’d b. Ubadeh r.a., e Beshir b. Sa’di tha: “O i Dërguari i All-llahut, na ka urdhëruar All-llahu të themi salavate mbi ty, si do ta bëjmë këtë?” I Dërguari i All-llahut ka heshtur aq, sa ne dëshiruam që mos ta kishte pyetur për këtë, pastaj tha: “Thoni: “O All-llah, mëshiroje Muhammedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahimin. O All-llah, bekoje Muhammedin dhe familjen e tij, siç e bekove familjen e Ibrahimit. Vërtet Ti je i Lavdishëm dhe i Madhërishëm. Kurse selami është sikur që jeni mësuar ju.”