Nga Mugire b. Shu’beh r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. pas përfundimit të namazit dhe dhënies selam ka thënë: “La ilahe il-lall-llahu uahdehu la sherike lehu, lehul-mulku ue lehu-l-hamdu ue huve ala kul-li shej’in kadir. All-llahume la mânia lima a’atajte, ue la mu’tije lima mena’te, ue la jenfeu dhel-xheddi minke-l-xheddu.” (Nuk ka Zot tjetër përveç të Vetmit All-llah, që nuk ka shoqërues në asgjë, i Tij është tërë sundimi dhe vetëm Atij i përket tërë falënderimi dhe lavdia. Ai është sundues i gjithmundshëm i çdo gjëje. All-llahu im, nuk ka ndalues të dhënies Tënde, as dhënies që Ti e ndalon, as të zellshmit nuk i vlen zelli dhe puna pa dhënien e All-llahut. Prej teje është zelli e pasuria).
1424
Muttefekun alejhi