Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se muhaxhirët varfanjakë i kanë ardhur të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe kanë thënë: “Të pasurit na tejkaluan në shkallë dhe me bekime të vlefshme. Ata falen si falemi edhe ne, agjërojnë sikur agjërojmë ne, ata kanë dobi nga pasuria, ata kryejnë haxhin, umren dhe xhihadin dhe ndajnë sadaka.” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “A dëshironi t’ju mësoj diçka me të cilën do t’i arrini ata që ju kanë tejkaluar dhe ata që vijnë pas jush; nëse këtë e bëni, askush nga ju nuk do të jetë më i vlefshëm përveç nëse vepron ç’veproni edhe ju.” Muhaxhirët varfanjakë kanë thënë: “Po, gjithqysh, o i Dërguar i All-llahut!” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) Ka thënë: “Do të thoni subhanall-llah, el-hamdu lil-lah dhe All-llahu ekber pas çdo namazi nga tridhjetë e tri herë.” Ka thënë transmetuesi Ebu Salih nga Ebu Hurejra: “Kur është pyetur për mënyrën praktike të dhikrit (pas namazit, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.), ka thënë: “Subhanall-llah, ue-l-hamdu lil-lah, uall-llahu-ekber, që secila të jetë nga tridhjetë e tri herë.”
Muslimi shton në transmetimin e tij: “Dhe janë kthyer muhaxhirët varfanjakë tek i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe kanë thënë: “Vëllezërit tanë, pasanikët, kanë dëgjuar ç’punoj-më ne, ndaj edhe bëjnë si ne.” I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Ajo është vlerë e All-llahut, Ai ia jep kujt të dojë.”