Rijadus-Salihin · Hadithi 1513

Kerametet e eulijave dhe vlera e tyre
1513 Muttefekun alejhi

Nga Xhabir b. Semurete r. anhuma transmetohet se ka thënë: “U ankuan banorët e Kuffes tek Umer b. el-Hattabi r.a. për Sa’din d.m.th. për Ibn Ebi Vekkasin r.a., kështu që Umeri r.a. (në vend të Sa’dit) e vendosi për mëkëmbës Ammarin. Ata u ankuan sa theksuan që ai nuk falet mirë. Ai e ftoi atë të vijë dhe i tha: “O Ebu Is’hak, këta pohojnë se ti nuk falesh mirë!” (Sa’di) tha: “Pasha All-llahun, sa më përket mua, unë me ta fali, namazin e të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. nga i cili unë nuk heq dorë. Unë fal dy rekate të jaci-së, në të cilët e zgjas qëndrimin në këmbë, kurse në dy të fundit e shkurtoj.“ Umeri r.a. tha: “I këtillë është mendimi për ty, o Ebu-l Is’hak!” Atëherë Umeri r.a. i dërgoi me të një apo dy njerëz në Kuffe, të cilët i pyetën banorët e Kuffes për Sa’din në çdo xhami. Të gjithë xhematlinjtë u shprehën mirë për të. Kur i delegu-ari i Umerit r.a. erdhi në xhaminë Beni Absi, një njeri u çua në këmbë. E quanin Usame bin Katade, por kishte ofiqin Ebu Sa’d, dhe tha: “Pasi ti na pyet për Sa’din, unë të pohoj se Sa’di e ka lënë luftimin me ushtrinë, se drejtësinë nuk e ndan drejtë dhe se aktgjykimet nuk i shqipton drejtë.” Atëherë Sa’di tha: “Sa më përket mua, unë vërtet për këtë do të bëj një lutje (nëmë) për tri gjëra: “All-llahu im, nëse ky robi yt është gënjeshtar dhe është ngritur në këmbë për t’u parë e për t’u dëgjuar, atëherë zgjatja jetën, jepi varfëri të gjatë dhe ekspozoje sprovave.” Kështu ka ndodhur, pastaj kur e pyetnin për gjendjen, thonte: “Unë jam plak i moshuar me shumë sprova, më ka zënë nëma e Sa’dit.” Abdulmelik b. Umejri rrëfen se Xhabir b. Semure i ka thënë: “Unë e kam parë pas asaj se si i kanë rënë vetullat në sy nga pleqëria e shtyrë, e kur fqinjët e takonin në rrugë, në të cilat shtrihej, ata i shmangeshin.”