Nga Urvete b. Zubejri transmetohet se Erva binti Evs e ka paditur Seid b. Zejd b. Amr b. Nufejlin r.a. te Mervan b. Hakemi. Ajo ka pohuar se Seid b. Zejdi ka marrë diçka nga toka e saj. Seidi atëherë tha: “Unë të marrë diçka nga toka e saj, pas asaj çka kam dëgjuar prej të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.?” (Mervani) tha: “Ç’ke dëgjuar nga i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.?” (Seidi) ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Kush e merr një pëllëmbë tokë me dhunë nga tjetri, me të do të ngje-shet deri në shtatë palë tokë.” Mervani i tha atij: “Unë nuk të pyes më për sqarim pas kësaj.” Seidi atëherë tha: “All-llahu im, nëse ajo është gënjeshtare, atëherë verboja sytë dhe bëje të vdekur në tokën e saj.” Transmetuesi i këtij hadithi thotë: “Ajo nuk ka vdekur derisa nuk është verbuar dhe, derisa ecte nëpër tokën e saj, ra në një pus dhe u përmbyt në të.” 364 363
Nga transmetimi i Muslimit: “Nga Muhammed b. Zejd b. Abdull-llah b. Umeri transmetohet se ai e ka parë atë të verbër, që, duke prekur muret, ka thënë: “Më ka zënë nëma e Seidit. Ajo pastaj hasi në pusin e shtëpisë së saj, për të cilin është grindur, dhe ra në pus; ky ishte varri i saj.”