Rijadus-Salihin · Hadithi 162

Urdhëresa e ruajtjes së sunetit dhe adabeve të tij
162 Transmeton Buhariu

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Krejt umeti im do të hyjë në Xhenet, përveç atij që nuk do.” I thanë: “E kush nuk do, o i Dërguari i All-llahut?” Tha: “Kush më respekton mua, ai do të hyjë në Xhenet, ndërsa kush më kundërvihet (nuk më respekton), ai nuk do.”