238
Muttefekun alejhi
Nga Ibni Umeri r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Muslimani është vëlla i muslimanit: nuk i bën atij padrejtësi e as nuk e lë në baltë. Atij që i ndihmon vëllait të vet që ta përballojë vështirësinë dhe t’i plotësojë dëshirat e do t’ia largojë vështirësitë e tij. Atij që ia lehtëson vëllait të vet një barrë (vështirësi), All-llahu do t’ia lehtësojë atij vështirësitë në Ditën e Gjykimit. Atij që ia mbulon muslimanit ndonjë turp, All-llahu do t’ia mbulojë turpin në Ditën e Gjykimit.”