Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Mos i bëni zili njëri-tjetrit, as mos e mashtroni njëri-tjetrin; mos e urreni njëri-tjetrin; mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit, duke u hidhëruar; mos iu impononi njëri-tjetrit në shitblerje. Bëhuni, robër të All-llahut, vëllezër të vërtetë. Muslimani është vëlla i muslimanit. Nuk i bën atij padrejtësi, nuk e përul, nuk e lëshon. Devotshmëria është këtu.” Tri herë tha duke bërë shenjë në gjoksin e tij. “Një njeriu i del mjaft e keqja, nëse e nënçmon vëllanë e tij musliman. Secilit musliman patjetër i janë të shenjta dhe të paprekshme jeta, pasuria dhe nderi i muslimanit tjetër.”
Rijadus-Salihin · Hadithi 240
Madhërimi i shejtërive të muslimanëve, shpjegimi i të drejtave të tyre si dhe kujdesi dhe mëshira ndaj tyre
240
Transmeton Muslimi