242
Transmeton Buhariu
Transmetohet, po ashtu nga Enesi r.a., se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Ndihmoje vëllanë tënd, mizor qoftë a i dëmtuar!” Një njeri i tha: “O i Dërguari i All-llahut, i ndihmoj të dëmtuarit, por më njofto si t’i ndihmoj nëse është mizor?” Tha: “Ta ndalosh atë nga dhuna është ndihmë për të.”