Rijadus-Salihin · Hadithi 243

Madhërimi i shejtërive të muslimanëve, shpjegimi i të drejtave të tyre si dhe kujdesi dhe mëshira ndaj tyre
243 Muttefekun alejhi

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a. v.s. ka thënë: “Muslimani ndaj muslimanit ka pesë detyra: Kthimi i selamit, vizita e të sëmurit, përcjellja e xhenazes, përgjigjja në ftesë, përgjigjja me lutje (Jerhamukell-llah, All-llahu të mëshi-roftë! - atij që teshtin dhe thotë: el-hamdu li-l-lah).”

Sipas një transmetimi të Muslimit hadithi citohet kështu: “Muslimani ndaj muslimanit ka gjashtë detyra. Kur ta takosh, jepi selam; kur të thërret (në punë a gazmend), përgjigjju; kur prej teje kërkon këshillë, këshilloje; kur teshtin dhe falënderon All-llahun me “el-hamdu li-l-lah” përgjigjju me “jerhamukell-llah”; kur të sëmuhet, vizitoje dhe kur të vdesë, përcille deri në varr.”