Rijadus-Salihin · Hadithi 648

Kërkimi i faljes dhe largimi nga injorantët
648 Muttefekun alejhi

Aishja r.a. tregon se i ka thënë Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “A ke pasur në jetën tënde ndonjë ditë më të vështirë se dita e Uhudit?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. u përgjigj: “Kur kam shkuar te populli yt, ditën e Akabes, ishte më vështirë. Iu paraqita birit të Abdi Jalile ibnu Abdi Kulale, por ai refuzoi të përgjigjet në atë që dëshiroja. Atëherë vazhdova udhëtimin dhe shenjat e shqetësimit dukeshin në fytyrën time, nuk kam ardhur në vete derisa kam arritur në Karnith-thealibe. Aty e kam ngritur kokën, kur një re mbi mua më bën hije. Kur e kam shikuar atë, kam vërejtur në të Xhibrilin a.s., i cili atëherë thirri dhe më tha: “Vërtet All-llahu i ka dëgjuar fjalët e popullit tënd, dhe e ka parë sulmin e tyre ndaj teje. All-llahu e dërgoi melekun e kodrave që ta urdhërosh të veprojë me ta si të dëshirosh ti.” Atëherë më ka thirrë meleku i kodrave, më ka përshëndetur me selam e pastaj ka thënë: “O Muhammed, vërtet unë jam meleku i kodrave dhe All-llahu më dërgoi te ti që të më urdhërosh të veproj ashtu si dëshiron ti. Nëse ti dëshiron, këto dy kodra do t’i hedh mbi ta.” Atëherë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., ashtu siç tregon Aishja r.a., ka thënë: “Jo. Por, dëshira ime është që All-llahu të falë prej tyre pasardhës, të cilët do ta adhurojnë vetëm All-llahun xh.sh. dhe nuk do t’i bëjnë Atij shok tjetër.”