Rijadus-Salihin · Hadithi 649

Kërkimi i faljes dhe largimi nga injorantët
649 Transmeton Muslimi

Aishja r.a. thotë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. asnjëherë nuk e ka rrahur askë me dorën e vet, asnjë grua, asnjë shërbëtor, përveç në xhihad për hir të All-llahut. Ai asnjëherë nuk e ka dënuar askë për diçka apo nuk është hakmarrë ndaj dikujt, përveç atëherë kur janë thyer urdhrat e All-llahut. Atëherë është dënuar vetëm për hir të All-llahut xh.sh.”