Hudhejfeja r.a. thotë: “Ne, kur hanim ushqim së bashku me të Dërguarin e All-llahut, nuk e zgjatnim dorën në ushqim, para se t’ia fillonte Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Njëherë ishim duke ngrënë së bashku me Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe erdhi një shërbëtore (xharije), sikur e shtyrë nga dikush, erdhi dhe deshi ta vërë dorën e saj në ushqim, por Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e kapi për dore. Pastaj erdhi një beduin (malësor), sikur i shtyrë nga dikush, edhe këtë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e kapi për dore e pastaj tha: “Vërtet, shejtanit i lejohet të hajë në ushqim nëse në të nuk është përmendur emri i All-llahut. Shejtani ka ardhur me këtë shërbëtore që të hajë së bashku me të, dhe për këtë unë e kapa për dore, e pengova të hajë. Pastaj shejtani erdhi me këtë beduin, që nëpërmes tij të hajë, prandaj edhe këtë e kapa për dore, e pengova. Pasha Atë, në dorën e të cilit është shpirti im, vërtet është dora e tij (shejtanit) në dorën time, me duart e tyre (të shërbëtores dhe beduinit) nuk kam vepruar me dëshirën time, por me urdhrin e Tij i kam penguar që të hanë me ne, pa e përmendur emrin e All-llahut.” Pastaj i Dërguari i All-llahut e përmendi emrin e All-llahut të Madhëruar.”
735
Transmeton Muslimi