Rijadus-Salihin · Hadithi 736

Fillimi me emrin e all-llahut dhe mbarimi me falënderimin e tij
736 Transmetojnë Ebu Davudi dhe Nesaiu

Umejje bin Mahshia Es-Sahabiu r.a. thotë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ishte ulur dhe një njeri pranë tij filloi të hante pa e përmendur emrin e All-llahut. Pasi gati e kishte kryer ngrënien, kur e afroi kafshatën e fundit te goja tha: “Bismil-lahi evvelehu ve ahirehu.” (Me emër të All-llahut në fillim dhe në përfundim të ushqimit). Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. qeshi, pastaj tha: “Shejtani hante vazhdimisht me të, por kur e përmendi emrin e All-llahut, e volli gjithë atë që e kishte në barkun e vet.”