Rijadus-Salihin · Hadithi 940

Çfarë lexohet në namazin e xhenazes
940 Transmeton Muslimi

Ebi Abdurrahman Avf ibni Malik r.a. thotë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka falur një xhenaze dhe e kam mbajtur në mend lutjen e tij, të cilën ai e lexoi: ‘O Zoti im, fale dhe mëshiroje, falja mëkatet e tij. Bëja të këndshëm qëndrimin e tij, zgjeroja vendbanimin e tij të ri. Laje trupin e tij me ujë, borë e akull të mirë dhe të këndshëm dhe pastroje prej mëkateve të tij ashtu si pastrhen rrobat e bardha prej fëlliqësirave, ndërroja shtëpinë me më të mirë dhe familjen me më të mirë si dhe gruan me më të mirë. Fute në Xhenet dhe mbroje nga dënimi i varrit dhe dënimi i zjarrit të Xhehenemit.” Transmetuesi thotë: “Dëshirova që unë të isha i vdekuri.”