Ebu Hurejra, Ebu Katadeje dhe Ebu Ibrahim Eshhelij nga baba i tij - i cili ishte sahab i Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. - r.anhum tregojnë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e ka falur një xhenaze dhe ka thënë: “O Zoti im, fali të gjallët dhe të vdekurit tanë, të vegjlit dhe të mëdhe-njtë, meshkujt dhe femrat, ata që janë të pranishëm dhe ata që mungojnë. O Zoti im, atë të cilin e sjell në këtë jetë, të jetoj në Islam, dhe ai i cili vdes prej nesh, të vdesë me iman. O Zoti im, mos na nda nga dobia e tij dhe mos na vë në sprovë pas tij.” (Transmeton Tirmidhiu sipas rivajetit të Ebu Hurejres dhe Eshhelis. Transmetimi i Ebu Davudit nga rivajeti i Ebu Hurejres dhe Katades.” Hakimi thotë: “Hadithi i Ebu Hurejres është sahih sipas kushteve të Buhariut dhe të Muslimit. Tirmidhiu thotë se Buhariu ka thënë: “Rivajeti më i saktë i këtij hadithi është i Eshheliut.” Buhariu thotë: “Gjëja më e saktë në këtë temë është hadithi i Avf ibni Malikut.”