Rijadus-Salihin

1013 hadithe · 305 kapituj

403 hadithe · Të gjithë kapitujt

Transmetohet nga Usame r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Qëndrova në derë të Xhenetit, kur në të hynin përgjithësisht të mjerët, kurse pasanikët ishin të burgosur dhe pritnin thirrjen e mbikëqyrësve të Xhehenemit për të hyrë në të. Dhe qëndrova në derë të Xhehenemit, kur në të përgjithësisht hynin grate.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vetëm tre (fëmijë prej Beni Israilëve) kanë folur në djep: “Isai, biri i Merjemes, dhe pronari i Xhurejxhit (të tretit transmetuesi nuk ia përmend emrin). Xhurejxhi ka qenë një njeri që bënte ibadet. Ai ndërtoi për vete një ndërtesë të posaçme (savme’a) dhe në të bënte ibadet. Duke qenë aty (një ditë), i vjen nëna e vet, e gjeti në namaz dhe i tha: “O Xhurejxh!” (Xhurejxhi) Tha: “O Zoti im, nëna ime apo namazi?” Dhe u përcaktua për vazhdimin e namazit, kurse nëna e tij shkoi prapë. Të nesërmen në agim, prapë i erdhi nëna dhe përsëri e gjeti në namaz dhe i tha: “O Xhurejxh!” (Ky përsëri në namaz me zemër) Thotë: “O Zoti im, nëna ime apo namazi im?” Vendosi ta vazhdojë namazin gjer në fund (dhe, kur ta përfundojë namazin, atëherë t’ia çelë derën dhe t’i përgjigjet nënës, por nëna nuk e pret dhe kthehet si ditën e kaluar). Ditën e tretë, nëna e tij vjen përsëri dhe fillon të thërrasë: “O Xhurejxh!” (Xhurejxhi që falte namaz) Tha: “O Zoti im, nëna ime apo namazi im?” Dhe prap (Xhurejxhi) e zgjedh namazin. (Nëna) Tha: “O All-llahu im, mos e vdis derisa të shohë fytyrat e lavireve!” Beni Israilët ndërmjet tyre e përmendin Xhurejxhin dhe ibadetin e tij. Aty ishte edhe një grua lavire, e cila shquhej me bukurinë e saj. (Kur dëgjoi për Xhurejxhin) Tha: “Nëse doni, unë e provokoj dhe e mashtroj?! “Pastaj, ajo iu ofrua, por ai as që ia vuri veshin. Atëherë kaloi (atypari) një bari me një kope i cili i kullote rreth vendit të ibadetit (savme’a) të Xhurejxhit, të cilit ajo gruaja iu ofrua, me të cilën bariu pati marrëdhënie intime dhe ajo mbeti shtatzënë. Kur lindi, ajo tha: “Kjo foshnje është me Xhurejxhin!” Pastaj erdhën (njerëzit) te savme’a e tij, ia rrënuan dhe filluan ta rrahin. (Xhurejxhi) Tha: “Ç’keni, o njerëz?” Thanë: “Ti ke bërë mëkat (zina) me këtë lavire, dhe ajo ka lindur me ty.” Tha: “Ku është foshnja?” Pasi ia sollën aty, tha: “Më lejoni derisa të fal namaz, dhe u fal, pasi e përfundojë (namazin) erdhi te fëmija, e preku në bark dhe tha: “O fëmijë, kush është babai yt?” (Fëmija) Tha: “Filan bariu.” Pastaj iu afruan (njerëzit) e filluan ta puthin, ta përqafojnë dhe pastaj i thanë. “Po ta ndërtojmë savme’an tënd prej ari.” Tha: “Jo, ma ndërtoni përsëri prej balte, siç ka qenë.” Dhe ia ndërtuan. Duke thithur foshnja gji te nëna e vet, kalon atypari një kalorës hipur në një deve të shtrenjtë e të bukur dhe nëna e tij tha: “O All-llahu im, bëje djalin tim sikurse ky!” Fëmija e la gjirin, u kthye nga njeriu, e shikoi dhe tha: “O All-llahu im, mos më bë si ai!” Pastaj u kthye nga gjiri dhe vazhdoi të thithë.” (Transmetuesi tregon e thotë) “Sikur po e shoh të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem se si e vë gishtin e tij tregues dhe fillon të thithë duke na treguar.” Pastaj (Pejgamberi) tha: “Pastaj (njerëzit) kaluan me një robëreshë duke e rrahur dhe i thonin: “Ke bërë zina, ke vjedhur.” Kurse ajo thonte: “Hasbijall-llahu ve ni’mel-vekil” (All-llahu më mjafton për gjithçka dhe Ai është mbrojtësi më i mirë) nëna e foshnjës atëherë tha: “O All-llahu im, mos e bë djalin tim si kjo.” Foshnja e la thithjen dhe shikoi nga ajo e tha: “O All-llahu im, më bë mua si ajo.” Këtu përsëritet tregimi: “Nëna e foshnjës tha: “Kaloi një njeri me pamje të bukur, e unë thashë: “O All-llahu im, bëje djalin tim sikur ky!” Kurse ti the: “O All-llahu im, mos më bë si ai.” Pastaj kaluan me robëreshën të cilën e rrihnin dhe i thonin se ka bërë zina dhe ka vjedhur. Thashë: “O All-llahu im, mos e bë djalin tim si ajo”, kurse ti the: “O All-llahu im, më bë mua si ajo!” (Foshnja) Tha: “Vërtet, ai njeri është tiran, andaj dhe kam thënë, o All-llahu im, mos më bërë si ai! Kurse ajo për të cilën thonin se ka bërë zina e nuk ka bërë, ka vjedhur, e ajo nuk ka vjedhur, thashë: O All-llahu im, më bë mua si ajo.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ai që kujdeset për të shkretët dhe të varfërit është si ai që lufton në rrugë të All-llahut.” (Transmetuesi thotë) Mendoj se (Pejgamberi) tha: “Si ai që falet pandërprerë dhe si ai që agjëron pandërprerë.”

Gabim?

Transmetohet nga Aishja r.a. se ka thënë: “Hyri tek unë një grua me dy vajza të vogla dhe lypte, kurse unë nuk gjeta asgjë përveç një hurme. Ia dhashë atë hurmë, të cilën ua ndau dy vajzave të veta, duke mos ngrënë prej saj. Pastaj u ngrit dhe doli. Pas kësaj hyri Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe unë e njoftova, kurse ai tha: “Kush vëhet në sprovë sadoqoftë me vajza dhe sillet me mirësi ndaj tyre, ato do t’i jenë perde (mbrojtje) nga zjarri.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Pranoni rekomandimin që grave t’u bëni mirë! Vërtet gruaja është krijuar nga brinja. Laku më i madh i brinjës është më lart. Nëse provon ta drejtosh, do ta thyesh, nëse e lë çfarë është, ajo mbetet e shtrembër. Andaj pranoni rekomandimin ndaj grave.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur burri e thërret gruan e tij në shtrat, e ajo këtë e refuzon dhe nëse fle burri dhe e kalon natën i hidhëruar me të, engjëjt do ta mallkojnë (atë grua) deri në mëngjes.”

Gabim?
288 Muttefekun alejhi Muttefekun alejhi, kurse ky citat është i Buhariut

Transmetohet, po ashtu, nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk i lejohet gruas që të agjërojë (nafile) kur e ka burrin të pranishëm, përveç me lejen e tij. Po ashtu, ajo nuk lejon hyrje në shtëpi të tij, pa lejen e tij.”

Gabim?

Nga Ibni Umeri r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Të gjithë ju jeni barinj dhe secili do të jetë përgjegjës për tufën e tij. Mëkëmbësi është bari, burri në familjen e tij është bari, gruaja është bareshë në shtëpinë e burrit të saj dhe rojtare e fëmijëve. Pra, të gjithë ju jeni barinj dhe secili do të jetë përgjegjës për tufën e tij.”

Gabim?

Transmetohet nga Sa’d ibn Ebu Vekkasi r.a. në një hadith të tij të gjatë, të cilin e theksuam në fillim të librit në kapitullin e Nijetit, se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i ka thënë atij: “Vërtet, ti nuk do të bësh asnjë shpenzim në emër të All-llahut, e që për të të mos shpërblehesh, madje edhe për atë që e vë në gojën e gruas tënde.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Mes ‘ud el-Bedrij r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur e bën njeriu një shpenzim për mbajtjen e familjes së tij, duke llogaritur shpërblimin e All-llahut, ajo do të jetë për të sadaka.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk ka ditë në të cilën gdhihen robërit e All-llahut e që të mos zbresin dy engjëj dhe njëri të thotë: “O All-llahu im, jepi kompensim atij që ka shpenzuar”, kurse tjetri thotë: “O All-llahu im, jepi shkatërrim atij që (dorën e vet) ka shtrënguar.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Dora e sipërme (që jep) është më e mirë se dora e poshtme (që lyp). Fillo prej familjes tënde. Sadaka më e mirë është ajo që bëhet duke qenë i pasur (pasi t’i ketë plotësuar nevojat e familjes), kush bëhet dinjitoz, All-llahu ia ruan dinjitetin dhe kujt i mjafton ajo që ka, All-llahu do t'ia mjaftojë.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a.: “Hasani, i biri i Aliut r.a. (si fëmijë) njëherë e mori një hurmë nga hurmat e dhëna për sadaka dhe e shtiu në gojë. I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i tha: “Mos, mos, gjuaje atë! A nuk e di se ne nuk hamë sadaka?!”

Gabim?

Nga Ibni Umeri r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë:“Të gjithë ju jeni barinj dhe secili do të përgjigjet për tufën e tij. Imami (udhëheqësi – sunduesi) është bari (i popullit të vet) dhe do të jetë përgjegjës për tufën e tij. Burri është bari në familjen e vet dhe do të përgjigjet për tufën e tij. Gruaja është bareshë në shtëpinë e burrit të saj dhe ajo do të jetë përgjegjëse për tufën e saj. Shërbëtori është bari (rojtar) i pasurisë së zotëriut të vet dhe do të jetë përgjegjës për tufën e tij. Pra, të gjithë ju jeni barinj dhe secili do të përgjigjet për tufën e tij.”

Gabim?

Transmetohet nga Ibni Umeri dhe Aishja r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vazhdimisht më ka porositur Xhibrili për fqinjin, saqë kam menduar se do t'i jepë të drejtë edhe në trashëgimi.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Pasha All-llahun nuk beson, pasha All-llahun nuk beson, pasha All-llahun nuk beson!” I thanë: “Kush, o i Dërguari i All-llahut? Tha: “Ai, fqinji i të cilit nuk është i sigurtë nga të këqijat e tij!”

Gabim?

Transmetohet, po ashtu nga Ebu Hurejra r.a., se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush i beson All-llahut dhe Ditës së Mbrame mos ta shqetësojë fqinjin e vet, kush i beson All-llahut dhe Ditës së Mbrame le ta nderojë mikun (musafirin) e vet dhe kush i beson All-llahut dhe Ditës së Mbrame le të flasë mirë ose le të heshtë.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Abdurrahman Abdull-llah ibn Mes’ud r.a. se ka thënë: “E kam pyetur Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “Cila punë është më e dashur tek All-llahu i Madhëruar?” Tha: “Namazi në kohën e vet.” I thashë: “Pastaj cila?” Tha: “Bamirësia ndaj prindërve.” I thashë: “Pastaj cila?” Tha: “Xhihadi (lufta) në rrugë të All-llahut.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se ka thënë: “Erdhi një njeri tek i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe i tha: “O i Dërguari i All-llahut, kush është më i merituari i njerëzve për shoqërimin tim të mirë?” tha: “Nëna jote.” tha: “Pastaj kush?” (Pejgamberi) tha: “Nëna jote.” tha: “Pastaj kush?” tha: “Nëna jote.” tha: “Pastaj kush?” tha: “Babai yt.”

Gabim?

Transmetohet nga Enesi r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush dëshiron që t’i shtohet furnizimi dhe t’i zgjatet jeta, atëherë le të kujdeset dhe le t’i mbajë lidhjet farefisnore.”

Gabim?

Transmetohet se Abdull-llah ibn Amr ibn el-’As i ka thënë: “Erdhi një njeri te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe i tha: “Të zotohem ty për hixhret dhe xhihad, dhe kërkoj shpërblimin nga All-llahu i Madhëruar.” (Pejgamberi) Tha: “A e ke ndonjërin prej prindërve gjallë?” Tha: “Po, madje të dy i kam gjallë.” Tha: “Dhe po kërkon shpërblim nga All-llahu i Madhëruar?” Tha: “Po” Pejgamberi tha: “Kthehu tek prindërit e tu dhe bëju shoqërim e shërbim të mire.”

Gabim?