Rijadus-Salihin

1013 hadithe · 305 kapituj

403 hadithe · Të gjithë kapitujt

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., duke rrëfyer nga Krijuesi i tij i Madhëruar, ka thënë: “Një rob bën një mëkat dhe thotë: “O All-llahu im, ma fal mëkatin tim” kurse All-llahu i Madhëruar do të thotë: “Robi im ka bërë një mëkat dhe e ka ditur se e ka Krijuesin i cili e fal mëkatin, por edhe dënon për të.” Pastaj kthehet dhe përsëri bën mëkat, e pastaj thotë: “O Zot, ma fal mua mëkatin”, kurse All-llahu xh.sh. thotë: “Robi im bëri një mëkat, por e di se ka Krijuesin që e fal mëkatin, por edhe dënon për të.” Pastaj kthehet dhe përsëri bën mëkat, dhe prapë thotë: “O Zot, ma fal mua mëkatin”, kurse i Lartmadhërishmi thotë: “Robi im bëri një mëkat, por e di se ka Krijuesin i cili e fal mëkatin, por edhe dënon për të. Unë tashmë, e kam falur robin tim, le të veprojë ç’të dojë!”

Gabim?

Transmetohet nga Muadh ibn Xhebeli r.a. se ka thënë: “Kisha i hipur në gomar pas Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kur më tha: “O Muadh, a e di cila është e drejta e All-llahut ndaj robërve të Tij, dhe çka është e drejta e robërve ndaj All-llahut?” Thashë: “All-llahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.” Tha: “Vërtet, e drejta e All-llahut ndaj robërve është që ata ta adhurojnë dhe mos t’i shoqërojnë asgjë, kurse e drejta e robërve ndaj All-llahut është që mos t’i dëno-jë ata që nuk i shoqërojnë asgjë.” Thashë: “O i Dërguari i All-llahut, a t’i përgëzoj njerëzit?” Tha: “Mos i përgëzo, që të mos mbështeten në të.”

Gabim?

Transmetohet nga el-Bera’ ibn ‘Azibi r.a. se Pejgamberi s.a. v.s. ka thënë: “Muslimani, kur të pyetet në varr, do të dëshmojë se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i Tij.” Këtë e vërtetojnë Fjalët e All-llahut: “All-llahu do t’i forcojë besimtarët me fjalë të forta edhe në këtë edhe në atë botë.” (Ibrahim, 27)

Gabim?

Transmetohet nga Ibni Mes’udi r.a. se ka thënë: “Ishim me të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem afër dyzet veta në një kuba (shtëpi arabe e vogël, e rrumbullakët nga tenda) kur tha: “A jeni të kënaqur që të jeni një e katërta e xhenetlive?” Thamë: “Po.” Tha: “A jeni të kënaqur që të jeni një e treta e xhenetlive?” Thamë: “Po.” Tha: “Pasha Atë, në dorën e të cilit gjendet shpirti i Muhammedit, unë me siguri shpresoj që ju do të jeni gjysma e xhenetlive. Ngase në Xhenet nuk do të hyjë askush përveç atij që është musliman. Ju sot, kundrejt idhujtarëve, jeni sikurse qimja e bardhë në lëkurën e mëzatit të zi, ose sikurse qimja e zezë në lëkurën e mëzatit të kuq.”

Gabim?

Transmetohet nga Ibni Mes’udi r.a. se ka thënë: “Më ka thënë mua Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “Më lexo Kur’an!” I thashë: “O i Dërguari i All-llahut, të të lexoj ty, ndërsa ai ty po të shpallet? Tha: “Unë dëshiroj ta dëgjoj prej tjetërkujt.” Atëherë ia lexova atij suren en-Nisa, derisa erdha tek ky ajet: “Po ç’do të bëhet, atëherë, kur të sjellim dëshmitarë nga secili popull, e ty do të sjellim dëshmitarë kundër tyre?” (en-Nisa, 41) Tha: “Mjaft për tani.” Kur u ktheva nga ai, i pashë sytë që po i rridhnin lot.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Shtatë persona (lloje njerëzish) All-llahu do t’i vendosë nën hijen (mbrojtjen) e Tij, atë Ditë, ku nuk do të ketë hije (mbrojtje) tjetër përveç saj. Ata janë: Sunduesi i drejtë; i riu që ëshë rritur në ibadet dhe dëgjueshmëri ndaj All-llahut; njeriu zemra e të cilit është e lidhur me xhamitë; dy persona (shokë) të cilët në emër të All-llahut janë dashur, janë shoqëruar dhe të tillë janë ndarë deri në vdekje; njeriu të cilin e thërret një grua autoritative dhe e bukur, kurse ky i përgjigjet se i frikësohet All-llahut; njeriu i cili e ndan sadakanë fshehurazi, saqë dora e majtë nuk di sa ndan e djathta, dhe një njeri i cili e përkujton All-llahun në vetmi dhe i mbushen sytë me lot.”

Gabim?
469 Muttefekun alejhi Muttefekun alejhi, ky citat është i Buhariut

Transmetohet nga Ebu Dherri r.a. të ketë thënë: “Isha duke shkuar me Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nëpër një tokë me gurë të zi në Medine derisa u drejtuam nga Uhudi, atëherë më tha: “O Ebu Dherr.” I thashë: “Si urdhëron, o i Dërguari i All-llahut!” Tha: “Nuk gëzohem të kem ar sa ky Uhudi e të kalojnë tek tri ditë, e nga ai të mbetet vetëm një dinar, vetëm nëse kam të paguaj borxh, ose që me të t’u flas robërve të All-llahut (njerëzve) kështu, kështu dhe kështu të jetë nga e djathta, nga e majta dhe nga prapa.” Pastaj eci (Pejgamberi) dhe më tha: “Vërtet, ata që kanë shumë, në Ditën e Gjykimit do të kenë pak, përveç nëse thonë (veprojnë) me pasurinë kështu, kështu dhe kështu është edhe nga e djathta, nga e majta dhe nga prapa, por të këtillët janë pak.” Pastaj më tha: “Qëndro në atë vend, mos lëviz askund derisa të kthehem!” Pastaj u nis nëpër errësirë të natës derisa nuk dukej, atëherë dëgjova një zë të lartë, unë u frikësova se mos e sulmoi dikush Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe dëshiroja t’i shkoj, mirëpo m’u kujtua fjala e tij “mos lëviz askund derisa të kthehem”, andaj nuk lëviza derisa erdhi. Atëherë i thashë: “Unë dëgjova një zë, nga i cili u frikësova..”. dhe ia shpjegova... ndërsa ai më tha: “A e ke dëgjuar?” I thashë: “Po.” Tha: “Ai ishte Xhibrili, më erdhi dhe më tha: “Kush vdes prej umetit tënd duke mos i shoqëruar All-llahut asgjë, do të hyjë në Xhenet.” I thashë: “A edhe nëse ka bërë prostitucion (zina) dhe nëse ka vjedhur? Tha: “Edhe nëse ka bërë prostitucion dhe nëse ka vjedhur.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Sikur të kisha ar sa është Uhudi, do të gëzohesha sikur të mos kalojnë tri ditë e tek unë të mos mbetet asgjë, përveç diçka për ta paguar borxhin.”

Gabim?

Transmetohet nga Aishja r.a. se ka thënë: “Ndërroi jetë i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kurse në shtëpinë (dhomën) time nuk kishte asgjë që mund të hante ai që ka mëlçi (njeri, kafshë etj.) përveç pak elb në raftin tim, e mora dhe hëngra prej tij mjaft gjatë, pastaj e mata dhe ai u harxhua.”

Gabim?
492 Muttefekun alejhi Muttefekun alejhi, nga transmetimi i Ibni Abbasit, po ashtu e transmeton Buhariu nga transmetimi i Imran ibn el-Husajnit

Transmetohet nga Ibni Abbasi dhe ‘Imran ibn el-Husajni r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kam shikuar në Xhenet dhe kam parë se shumica e xhenetlinjve janë të varfrit (e kësaj bote), dhe kam shikuar në Xhehenem dhe kam parë se shumica e tyre janë gra.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Musa el-Esh’arij r.a. se ka thënë: “Aishja r.a. i nxori e na i tregoi dy ndërresa - këmishën dhe mbulesën (e pjesës së poshtme të trupit), të cilat ishin shumë të vrazhda e të trasha dhe tha: “Në këto të dyja ka ndërruar jetë i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.”

Gabim?

Transmetohet nga Sa’d ibn Ebi Vekkasi r.a. se ka thënë: “Unë jam i pari i arabëve që kam gjuajtur shtizën në rrugë të All-llahut. Kemi qenë në betejë me të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe nuk kemi pasur tjetër ushqim përveç fletëve të hublës dhe semurës (dy lloje drush të shkretëtirës), saqë ndonjëri prej nesh i nxirrte jashtë (kur e kryente nevojën) sikurse i hanë delet e që nuk përzihej (nga thatësia).”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “O All-llahu im, bëje Ti furnizimin e familjes së Muhammedit (në ushqim).”

Gabim?

Transmetohet nga Aishja r.a. të ketë thënë: “Ndërroi jetë i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kurse mburoja e tij ishte e depozituar te një çifut për 30 sa'a elb.” (Sa’: masë peshë e njohur, 3,332 kg)

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk është pasuria në shumë mall, por pasuri e mirëfilltë është pasuria e shpirtit.”

Gabim?

Transmetohet nga Hakim ibn Hizam r.a. të ketë thënë: “Kërkova nga i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe ai më dha. Pastaj prapë i kërkova dhe ai prapë më dha. Dhe përsëri i kërkova dhe ai përsëri më dha. Pastaj më tha: “O Hakim, vërtet kjo pasuri është e këndshme (për sy) dhe e ëmbël (për zemër), andaj kush e merr me bujari do të begatohet, kurse kush e mban me kryelartësi, nuk do të begatohet. I atilli do të jetë si ai që ha e nuk ngopet. Dhe dora e epërme është më e mirë se dora e poshtme.” Hakimi thotë: “Pastaj i thashë: “Pasha Atë që të ka dërguar me të Vërtetën, unë prej askujt pas teje nuk do të pranoj asgjë deri të ndahem prej kësaj bote.” Njëherë Ebu Bekri r.a. e ftoi Hakimin për t’ia dhënë ndonjë dhuratë, por ky refuzoi të pranojë gjë prej tij. Pastaj, po ashtu, edhe Umeri r.a. e ftoi t’i jape, por ky e refuzon. Pastaj (Umeri) tha: “O muslimanë, bëhuni dëshmitarë për Hakimin se po ia ofroj të drejtën (pjesën) e tij që ia ka caktuar All-llahu në këtë plaçkë (lufte) dhe se ai (Hakimi) po e refuzon.” Hakimi prej asnjë njeriu nuk ka pranuar asgjë pas Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem derisa vdiq.”

Gabim?

Transmetohet nga Abdull-llah ibn Amr ibn el-Asi r.a. se një njeri e pyeti të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “Cili Islam është më i mirë? Tha: “Ta ushqesh tjetrin dhe t’i japësh selam të njohurit e të panjohurit.”

Gabim?

Transmetohet nga Esma, bija e Ebu Bekër es-Siddikut r.a., se ka thënë: “Më ka thënë i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “Mos u bëj koprrace, pastaj All-llahu ashtu vepron ndaj teje.” Në një transmetim tjetër: “Shpenzo, ndihmoju të tjerëve apo flijo dhe mos regjistro (çka bëjnë të tjerët), pastaj edhe për ty t'i regjistron All-llahu. Mos mbaj mend (çka punojnë ose flasin), se pastaj edhe All-llahu vepron ndaj teje ashtu.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ushqimi i përgatitur për dy është i mjaftueshëm edhe për tre, kurse ushqimi i përgatitur për tre mjafton për katër.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se të varfrit e muhaxhirëve erdhën tek i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe i thanë: “Pasanikët na i morën gradat e larta dhe shpërblimin e përhershëm!” (Pejgam-beri) Tha: “Ç’është ajo?” Ata thanë: “Ata falin namaz si ne, agjërojnë si ne, ata ndajnë sadaka, kurse ne nuk mundemi, ata lirojnë robër, kurse ne nuk mundemi.” Atëherë i Dërguari i All-llahut s.a. v.s. u tha: “A doni t’ju mësoj diçka me çka do t’i arrini ata që ju kanë kaluar dhe do t’i tejkaloni ata që janë pas jush dhe nuk do të jetë askush më i vlefshëm se ju, përveç atij që vepron sikur ju?” Thanë: “Gjithsesi, o i Dërguari i All-llahut!” Tha: “Shqiptoni tesbih (subhanall-llah, Lavdi All-llahut), tekbir (All-llahu ekber: All-llahu është më i Madhi) dhe tahmid (Elhamduli-l-lah: Falënderimi All-llahut) pas çdo namazi nga 33 herë.” (Pas një kohe) U kthyen tek i Dërguari i All-llahut të varfrit e muhaxhirëve dhe i thanë: “Kanë dëgjuar vëllezërit tanë pasanikë se ç’po veprojmë dhe ata po bëjnë të njëjtën!” I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Ajo është prej shpërblimit të All-llahut, që ia jep kujt të dojë.”

Gabim?