Rijadus-Salihin

1013 hadithe · 305 kapituj

84 hadithe · Të gjithë kapitujt

Ebu Bekerete tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Kush e nënçmon udhëheqjen e vet, All-llahu do ta nënçmojë atë.”

Gabim?

Enesi r.a. thotë: “Erdhi një njeri tek Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe tha: “Unë kam vendosur të udhëtoj, më përgatit me diçka.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “All-llahu të përgatittë me devotshmëri (takualluk)!” Njeriu prapë tha: “Shto diçka tjetër!” Pejgamberi s.a. v.s. i tha: “Dhe t’i faltë mëkatet!” “Shto prapë!” I Dërguari i All-llahut tha: “Dhe ta lehtësoftë ty të mirën (hajrin), kudo që të jesh!”

Gabim?

Nga Aishja r.anha tregohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur dikush prej jush fillon të hajë, le ta përmendë emrin e All-llahut të Madhëruar, por nëse harron ta përmendë në fillim të ngrënies, atëherë le të thotë: “Me emër të All-llahut në fillim dhe në mbarim të ushqimit (Bismil-lahi evvelehu ve ahirehu).”

Gabim?

Nga Ibni Abbasi r.anhuma tregohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Mos pini përnjëherësh ashtu siç pijnë kafshët, por pini me dy ose me tre (gllënka) së bashku. Përmendni emrin e All-llahut kur të filloni dhe falënderoni All-llahun kur ta përfundoni pirjen.”

Gabim?

Nga Ebu Seid El-Hudriu r.a. tregohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e ka ndaluar fryerjen në ujë. Një njeri ka thënë: “Qimen të cilën e shoh në enë?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Derdhe atë!” Njeriu tha: “Unë nuk ngopem me një frymëmarrje.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Largoje atëherë enën nga goja jote dhe merr frymë!”

Gabim?

Esma binti Jezid El-Ensari r.anha thotë: “Mëngët e këmishës së Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ishin të gjata deri te nyjet.”

Gabim?

Muadh ibni Enesi r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush e lë stolisjen me rroba për shkak të modestisë ndaj All-llahut, edhe pse ka mundësi për të, All-llahu do ta thërrasë Ditën e Gjykimit para të gjithë krijesave dhe do t’i ofrojë të zgjedhë çfarëdo rrobash të imanit për t’i veshur.”

Gabim?

Nga Amr ibni Shuajbi, nga babai i tij dhe nga gjyshi i tij, transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet All-llahu dëshiron të shohë gjurmën e begative të Tij në robin e Vet.”

Gabim?

Xhabir ibni Semure r.anhuma thotë: “Kur shkonim tek i Dërguari i All-llahut, çdonjëri prej nesh ulej në fund, ku kishte vend.”

Gabim?

Amr ibni Shuajbi, nga babai i tij dhe ai nga gjyshi i tij, r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk lejohet që një njeri të ulet në mesin e dy personave, pa marrë lejen e tyre.”

Gabim?

Ibnu Umeri r.a. thotë: “Të pakta ishin ato tubime prej të cilave i Dërguari i All-llahut çohej pa e thënë për të tubuarit këtë lutje: “O Zoti im, na jep frikën Tënde, e cila do të na largojë nga gabimet, dhe na jep përulshmërinë tënde, e cila do të na çojë në Xhenetin Tënd, na jep besimin e fortë, që do të na i lehtësojë fatkeqësitë e kësaj bote. O Zoti im, forcona të dëgjuarit tonë, të parët tonë dhe fuqinë tonë, sa të jemi të gjallë. Na dhuro trashëgimtarë. Na bëj superiorë mbi ata që na shtypin, na jep ndihmën Tënde kundër armikut tonë, mos lësho fatkeqësi në fenë tonë, mos na e bë kujdesin tonë më të madh për jetën e kësaj bote e mos na kufizo dijeninë tonë dhe as mos na nënshtro tek ai që nuk na mëshiron.”

Gabim?

Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ata njerëz që rrinë në një tubim dhe në të nuk e përmendin All-llahun e Madhëruar si dhe nuk thonë salavate për Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., ata meritojnë dënimin, e All-llahu, nëse do, i dënon, nëse dëshiron, i fal.”

Gabim?

Imran ibni Husajni r.anhuma thotë: “Erdhi një njeri te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe tha: “Es-selamu alejkum.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ia ktheu; pastaj njeriu u ul, e Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Dhjetë.” Pas-taj erdhi një njeri tjetër dhe tha: “Es-selamu alejkum ue rahmetull-llahi.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ia ktheu selamin, njeriu u ul dhe Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Njëzet.” Më vonë erdhi edhe një njeri tjetër dhe tha: “Es-selamu alejkum ue rahmetull-llahi ue berekatuhu.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem pranoi selamin, njeriu u ul dhe Pejgamberi s.a. v.s. tha: “Tridhjetë.”

Gabim?

Esma bintu Jezid r.a. thotë: “Kaloi pranë nesh Pejgamberi s.a. v.s. pranë grave dhe na përshëndeti në mesin e grave.”

Gabim?

Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush vjen në ndonjë tubim të përshëndesë me selam dhe kur dëshiron të largohet, të përshëndesë prapë me selam. Nuk është i pari më i vlefshëm se i fundit.”

Gabim?

Kilde ibni Hanbeli r.a. tregon: “Shkova te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe hyra tek ai pa e përshëndetur dhe Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem më tha: “Kthehu dhe thuaj: ‘Es-selamu alejkum, a është e lirë hyrja?”

Gabim?

Enesi r.a. tregon se një njeri ka thënë: “O i Dërguari i All-llahut, njëri prej nesh e takon vëllanë a mikun e vet, a ka nevojë (në shenjë nderimi) të përulet?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: “Jo!” “A mund ta marrë për dore dhe ta përshëndesë me dorë?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Po!”

Gabim?

Ebu Seid El-Hudriu dhe Ebu Hurejra r.anhuma kanë qenë dëshmitarë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush thotë: ‘La ilahe il-lall-llahu uall-llahu ekber’ (nuk ka Zot, përveç All-llahut, All-llahu është më i madhi), All-llahu do ta dëshmojë se ai flet të vërtetën dhe do të thotë: ‘Është e vërtetë se nuk ka Zot tjetër përveç Meje, Unë jam më i madhi’. Ndërsa kur të thotë njeriu: ‘La ilahe il-lall-llahu uahdehu la sherike lehu’ (nuk ka Zot, përveç All-llahut, Ai është i vetmi i pashoq), atëherë All-llahu do të thotë: ‘Është e vërtetë se unë jam Zot i vetëm dhe nuk kam shok në asnjë send.’ Ndërsa kur të thotë robi: ‘La ilahe il-lall-llahu, lehul mulku ue lehul hamdu’ (nuk ka Zot, përveç All-llahut, i Tij është sundimi dhe Atij i takon falënderimi), atëherë All-llahu xh.sh. thotë: ‘Është e vërtetë se nuk ka Zot përveç Meje, dhe sundimi e falënderimi është i Imi.’ Ndërsa kur të thotë robi: ‘Nuk ka Zot, përveç All-llahut, nuk ka asnjë akt, punë dhe ndërrim që bëhet përveç me fuqinë e All-llahut’, atëherë All-llahu do të thotë: ‘Është e vërtetë se nuk ka Zot përveç Meje dhe çdo ndryshim, çdo aksion dhe çdo fuqi është vetëm me Mua, kjo vepër është vetëm Imja.’ Atëherë i Dërguari i All-llahut tha: “Kush e thotë këtë gjatë sëmundjes së vet e pastaj vdes, nuk do ta përtypë (gëlltitë) zjarri i Xhehenemit.”

Gabim?

Ebu Musa r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur robit i vdes fëmija, All-llahu u thotë melekëve: ‘A ia keni marrë shpirtin birit të robit Tim?’ Melekët thonë: ‘Po!’ Pastaj u thotë: ‘Ia keni marrë frytin e zemrës së tij?’ Melekët thonë: ‘Po!’ Pastaj prapë All-llahu thotë: ‘Çka tha për këtë robi im?’ Melekët thonë: ‘Falënderoi dhe kërkoi kthim te Ti!’ All-llahu xh.sh. thotë: ‘Ndërtojini robit Tim një shtëpi në Xhenet dhe jepjani emrin ‘Bejtul hamd’ (shtëpia e falënderimit).”

Gabim?

Merthed ibnu Abdull-llah El-Jezenij thotë: “Kur Malik ibnu Hubejra r.a. e falte namazin e xhenazes dhe kur njerëzit radhiteshin në safa, i ndante në tri pjesë e pastaj u thonte se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Kujt i falet namazi i xhenazes prej tri safave, atij i është premtuar Xheneti.”

Gabim?