Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush pyetet për një dituri, e ky e fsheh, në Ditën e Gjykimit do të hidhet me litar në zjarr.”
Rijadus-Salihin
1013 hadithe · 305 kapituj84 hadithe · Të gjithë kapitujt
Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Për mua më i dashur në Ditën e Gjykimit është ai që më së shumti ka bërë salavate për mua.”
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “I humbur dhe i nënçmuar është ai që, kur në praninë e tij përmendet emri im, nuk thotë salavat për mua.”
Nga Xhabiri r.a. transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Dhikri më i vlefshëm është La ilahe il-lall-llah.”
Nga Xhabiri r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush thotë: Subhanall-llahi ve bihamdihi (Lavdia dhe falënderimi i qoftë All-llahut) për të mbillet një hurmë në Xhenet.”
Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “E kam takuar Ibrahimin a.s. natën e Israsë, e ai më tha: O Muhammed, komunikoji umetit tënd nga unë selam dhe lajmëroji se Xheneti është vend i mirë; ujë i ëmbël dhe i shërueshëm. Dhe lajmëroji se Xheneti është rrafshinë; fidani i Xhenetit është subhanall-llahi, uel-hamdu lil-lah, la ilahe il-lall-llah dhe All-llahu ekber.”
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kur zgjohej thonte: “O All-llah, me Ty zgjohemi dhe me Ty na zë mbrëmja, me Ty jetojmë, me Ty vdesim dhe te Ti ringjallemi.” Kurse kur binte në gjumë thonte: “O All-llah, me Ty jetojmë, me Ty vdesim dhe te Ti ringjallemi.”
Nga Hudhejfe r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kur dëshironte të flente, dorën e tij të djathtë e vendoste në fytyrën e tij, e atëherë thonte: “All-llahu im, më ruaj nga dënimi yt ditën kur do t’i rignjallësh robërit e Tu.” 364 363
Zijad b. Ilakate transmeton nga xhaxhai i tij, d.m.th. nga Kutbe b. Maliku r.a. se ka thënë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem pat thënë: “All-llahu im, të mbështetem Ty nga punët e qortuara morale, afariste dhe të vullnetit.”
Nga Shekel b. Humejdi r.a. transmetohet të ketë thënë: “I thashë: “O i Dërguari i All-llahut, ma mëso një lutje!” Ka thënë: “All-llahu im, të mbështetem Ty nga e keqja e të dëgjuarit tim, nga e keqja e të pamurit tim, nga e keqja e gjuhës sime, nga e keqja e zemrës sime dhe nga e keqja e dëshirave (organeve gjenitale) të mia.”
Nga Aliu r.a. transmetohet se i ka ardhur një rob i hyrë në borxh që i tha: “Unë nuk kam mundësi ta paguaj kompensimin tim nga robëria, prandaj më ndihmo!” (Aliu r.a.) tha: “Do t'i mësoj ca fjalë, të cilat mua më ka mësuar i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., e sikur ti të kesh sa një mal borxh, do ta paguash atë. “Thuaj: “All-llahu im, më kënaq me hallallin Tënd nga harami Yt dhe më bë të mëvetësishëm me mirësinë Tënde nga çdo gjë, përveç Teje.”
Nga Imbran b. Husajn r. anhuma transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e ka mësuar babanë e tij, Husainin, me dy fjalë, me të cilat ai e ka bërë lutjen: “All-llahu im, më frymëzo me orientim të drejtë dhe më ruaj nga e keqja e vetvetes.”
Nga Shehr b. Hausheb transmetohet se ka thënë: “I kam thënë Ummi Selemes r. anha: “O nëna e besimtarëve, cilën lutje e thonte më së shumti i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kur gjendej te ti?” Tha ajo: “Lutja më e shpeshtë e tij ka qenë: “O lëvizës i zemrave, përforcoje zemrën time në fenë Tënde.”
Nga Ebu Emame r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka bërë dua të shumta, por ne nuk mbajtëm mend asgjë nga ato. I thamë: “O i Dërguari i All-llahut, ti bëre lutje të shumta, por ne nuk mbajtëm mend asgjë.” Ai tha: “Tani unë do t’ju drejtoj në diçka që i përmban të gjitha. Thoni: “All-llahu im, unë të lus për të mirë për të cilën të ka lutur Pejgamberi Yt, Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., dhe të mbështetem Ty nga e keqja për të cilën të është mbështetur Pejgamberi Yt, Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.. All-llahu im, Ti je Ai që ndihmon dhe vetëm Ti je arritës (i qëllimeve tona). Nuk ka forcë as fuqi pa ndihmën e All-llahut.”
Nga Ebu Umame r.a. transmetohet se ka thënë: “I është thënë të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “Kur është lutja më e pranueshme?” Ka thënë: “Pjesa e fundit e natës dhe në fund të namazeve të obliguara.”
Nga Ukbete b. Amiri r.a. transmetohet se ka thënë: “Kam thënë: “O i Dërguari i All-llahut, ç’është shpëtimi?” Ka thënë: “Zotëro gjuhën tënde, rri në shtëpinë tënde dhe qaj për mëkatet e tua.”
Nga Ebu Derda r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush pengon që vëllait të tij t’i thyet nderi, All-llahu do ta pengojë zjarrin Ditën e Gjykimit nga fytyra e tij.”
Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk është besimtar i mirëfilltë ai që e sulmon dhe ofendon tjetrin, që e mallkon tjetrin, që shprehet jomoralshëm dhe që është i paturpshëm.”
Nga Vathilete b. Eska r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Mos iu gëzo fatkeqësisë së vëllait tënd, sepse All-llahu mund ta mëshirojë atë, kurse fatkeqësinë e tij të ta caktojë ty.”
Nga Ebu Musa r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a. v.s. ka thënë: “Çdo i vdekur që vdes dhe kur vajtuesit e tij flasin: Ah mali ynë, ah zotëriu ynë,” apo të ngjashme, atëherë All-llahu i autorizon dy engjëj të cilët e godasin me grushta duke bërtitur: “I këtillë ke qenë?”