Rijadus-Salihin

1013 hadithe · 305 kapituj

84 hadithe · Të gjithë kapitujt

Nga Ebu Abdurrahman Abdull-llah ibn Umer ibn el-Hattabi përcillet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet All-llahu i Gjithëfuqishëm e pranon pendimin e robit të vet deri në gargarën e tij (në frymën e tij të fundit).”

Gabim?

Nga Enesi r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur All-llahu i dëshiron një robi të Vet diç të mirë (hajr), Ai ia shpejton dënimin në këtë botë, ndërsa kur All-llahu dëshiron që një rob të Vetin ta qëllojë e keqja (sherr), Ai ia lë mëkatet e pafalura në këtë botë, ashtu që të vijë me mëkate në Ditën e Gjykimit dhe aty e gjen e keqja.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem po ashtu ka thënë: “Vërtet madhësia e shpërblimit është sipas madhësisë së vështirësisë (fatkeqësisë). Vërtet All-llahu kur e do një popull, e sprovon me fatkeqësi. Kush është i kënaqur me All-llahun në fatkeqësi (bela), edhe All-llahu është i kënaqur me të, ndërsa kush hidhërohet për këtë, edhe All-llahu hidhërohet me të.”

Gabim?

Nga Ebu Dherr Xhundub ibn Xhunadeh dhe Ebu Abdurrahman Muadh ibn Xhebeli r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ki ndërmend (frikësohu) All-llahun kudo që të jesh. Të keqen përcille me të mirë, ajo do ta fshijë të keqen. Dhe me njerëzit bëhu i moralshëm, me moral dhe sjellje të mira.”

Gabim?

Nga Ebu Ja’la Shedad ibn Evs r.a. përcillet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Njeri i mençur është ai që e kontrollon vetveten dhe punon për jetën pas vdekjes, kurse njeri i dobët është ai që ndjek dëshirat e epshit të vet dhe pa arsye (pa kurrfarë merite) shpreson se All-llahu do t'ia falë.”

Gabim?
68 Hasen Tirmidhiu Hadith hasen. Transmeton Tirmidhiu dhe të tjerët

Nga Ebu Hurejra r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nga Islami i mirë i një njeriu është largimi nga ajo që nuk i intereson.”

Gabim?

Transmetohet nga Umeri r.a. se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Sikur ju të mbështeteshit në All-llahun me mbështetje të njëmendtë, do t'ju furnizonte siç i furnizon shpezët, gëdhijnë të uritur, ndërsa ngrysen të ngopur.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Shpejtoni me vepra të mira, me shtatë lloje: Çka pritni tjetër përveç varfërisë së rëndë, ose pasurisë që të mashtron, ose sëmundjes që të dëmton, ose pleqërisë që të shkatërron, ose vdekjes së shpejtë, ose dexhxhalin - ai është më i keqi që e keni pritur e nuk ka ardhur, ose e pritni çastin e fundit; kurse çasti i fundit do të jetë më i ziu dhe më i hidhuri.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Safván Abdull-llah ibn Busr el-Eslemij r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Njeriu më i mirë është ai që jeton gjatë dhe bën vepra të mira.”

Gabim?
201 Hasen Ebu Davudi Tirmidhiu Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe ky i fundit thotë se është hadith hasen

Transmetohet nga Ibni Mes’-udi r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Mangësia e parë që i ka goditur Beni Israilët ka qenë se një njeri, kur e takonte një tjetër i thonte: “O ti, frikësoju All-llahut dhe lëre këtë që po vepron, sepse kjo nuk të është e lejuar. Pastaj të njëjtin njeri e takon nesër, e ai në të njëjtën gjendje, dhe kjo megjithatë nuk e pengon që të hajë me të, të pijë dhe të ulet bashkë. Pasi vepruan kështu (Beni Israilët), All-llahu ua ka rrahur zemrat e njërit për tjetrin.” Pastaj tha (lexoi ajetet 78-81 të sures el-Maidetu): “Janë mallkuar jobesimtarët nga Izraelitët, në gjuhën e Davudit dhe të Isasë, të birit të Merjemes, për shkak se ishin të padëgjueshëm, dhe gjithmonë e tepronin. Nuk e pengonin njëri-tjetrin nga të këqijat që i bënin. Vërtet vepronin shumë keq! I sheh shumë sish si miqësohen me ata që nuk besojnë. Është me të vërtetë shumë keq çka i përgatisin ata vetvetes: për t’u hidhëruar All-llahu në ata, ndaj ata janë në vuajtje të përhershme. E sikur t’i besonin All-llahut dhe Pejgamberit edhe asaj çka i shpallet atij, ata nuk do të bënin miqësi me ata, mirëpo shumica sish janë ngatërrestarë.” Pastaj (Pejgamberi pas leximit të ajeteve) tha: “Kujdes, pasha All-llahun, ju me siguri ose do të urdhëroni në vepra të mira dhe do të ndaloni nga të këqijat, ose do ta rrëmbeni dorën e zullumqarit dhe me forcë ta detyroni në të vërtetën - dhe ta kufizoni vetëm në të vërtetën, ose All-llahu do t’ju rrah me zemrat e njërit për tjetrin, e pastaj me siguri do t’ju mallkojë, siç i ka mallkuar ata.”

Gabim?

Transmetohet nga Abdull-llah ibn Umeri r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Shokë më të mirë tek All-llahu i Madhëruar janë ata që janë më të mirë për shokun e vet dhe fqinjë më të mirë tek All-llahu janë ata që janë më të mirë për fqinjin e vet.”

Gabim?

Transmetohet nga Selman ibn’Amiri, r.a. se Pejgamberi s.a. v.s. ka thënë: “Kur të bëjë iftar ndonjëri prej jush, le ta bëjë këtë me hurmë, sepse ajo është begati (bereqet), nese atë nuk e ka, atëherë me ujë, sepse ai është pastërti.” Dhe ka thënë: “Sadakaja ndaj të varfërit është një sadaka, kurse ndaj farefisit është sadaka e dyfishtë, sadaka dhe ndihmë.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush e viziton një të sëmurë ose e viziton vëllanë e tij për All-llah, do të thërrasë një thirrës (engjëll) se ti je i mrekullueshëm dhe ke vepruar për mrekulli dhe se ke fituar (rezervuar) një vend në Xhenet.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Dherri r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Unë vërtet shoh atë që ju nuk e shihni. Qielli krikëllon dhe i takon (i ka hije) që të krikëllojë. Në të nuk ka vend në madhësi të katër gishtave e të mos ketë një engjëll me fytyrë në sexhde për All-llahun e Madhëruar. Pasha All-llahun, sikur të dinit ju çka di unë, do të qeshnit pak e do të qanit shumë dhe as që do të dëfreheshit me gratë në shtrat, por do të dilnit në rrugë dhe do të kërkonit ndihmën e All-llahut të Madhëruar.”

Gabim?

Transmetohet nga Enesi r.a. se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “All-llahu i Madhëruar thotë: “O biri i Ademit, derisa të më thërrasësh dhe të kërkosh ndihmë nga Unë, do të fal çka ke vepruar. O biri i Ademit, qofshin mëkatet e tua deri te vranësirat e qiellit dhe nëse kërkon falje nga Unë, do të të fal ty. O biri i Ademit, nëse tek Unë vjen me mëkatet më të mëdha gati sikur toka, pastaj më drejtohesh, duke mos më shoqëruar asgjë, do të vijë unë ty me falje po aq të madhe.”

Gabim?

Transmetohet nga Abdull-llah ibn Mes’udi r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Mos u thelloni (mos u merrni shumë) në pasuri të patundshme, që të mos dashuroheni me këtë botë.”

Gabim?

Transmetohet nga Ubejdullah ibn Mihsan el-Ensarij el-Hatmij r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush gdhihet prej jush i sigurtë në shpirtin e tij, i shëndoshë në trupin e tij dhe ka ushqim për një ditë, është sikur t’i jetë dhënë krejt bota.”

Gabim?

Transmetohet nga Ibni Abbasi r.a. të ketë thënë: “Kaloi i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem pranë varrezave në Medine, pastaj u kthye me fytyrë nga ata dhe tha: “Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi ju, o banorë të këtyre varrezave. All-llahu na faltë neve dhe juve. Ju jeni të parët tanë, kurse ne së shpejti pas jush.”

Gabim?

Transmetohet nga Seleme ibn el-Ekva r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Njeriu vazhdimisht ecën me kryelartësi derisa të shkruhet me tiranët, e pastaj e godet çka i ka goditur edhe ata.”

Gabim?

Nga Xhabiri r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Vërtet më i dashuri tek unë prej jush dhe më afër meje Ditën e Gjykimit do të jetë ai që është me moral më të lartë. Më të urryerit tek unë dhe më të largët prej meje Ditën e Gjykimit do të jenë ata që flasin shumë, ata që flasin me mendjemadhësi si dhe ata që flasin me gojën plot.” Shokët (as-habët) i thanë: “O i Dërguari i All-llahut, ne i njohim ‘thartharët’ (që flasin shumë) dhe ‘muteshed-dikët’ (ata që imponohen), por kush janë ‘mutefejhi-kët’?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: “Mendjemëdhenjtë!”

Gabim?

Ibnu Mes’udi r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “A doni t’ju tregoj se kush ndalohet prej zjarrit ose kujt i është zjarri i ndaluar? Zjarri i është ndaluar atij që është njeri i afërt, i lehtë, i dashur, i sjellshëm dhe i butë.”

Gabim?