Rijadus-Salihin

1013 hadithe · 305 kapituj

403 hadithe · Të gjithë kapitujt

Aishja dhe Ummi Selema r.anhuma kanë thënë: “E zinte agimi të Dërguarin e All-llahut xhunub, pa parë ëndërr, pastaj agjëronte.”

Gabim?

Ibnu Abbasi r.anhuma thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka agjëruar ditën e Ashurasë dhe ka urdhëruar agjërimin e kësaj dite.

Gabim?

Ebu Hurejra r.a. thotë: “Miku im sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem më ka porositur për tri gjëra: “Agjërimin e tri ditëve për çdo muaj, faljen e dy rekateve të namazit të duhasë dhe faljen e namazit të vitrit para se të shkoj të flej.”

Gabim?

Ibnu Umeri r.anhuma thotë: “I Dërguari i All-llahut bënte i’tikaf në dhjetë ditët e fundit të muajit Ramazan.”

Gabim?

Aishja r.anha thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem bënte i’tikaf në dhjetë ditët e fundit të muajit Ramazan, derisa ndërroi jetë, pastaj bënin i’tikaf gratë e tij pas vdekjes së tij sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem..

Gabim?

Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Islami ngrihet mbi pesë (shtylla): në dëshmimin se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i Dërguar i All-llahut, në kryerjen e namazit, dhënien e zekatit, vizitën rreth Ka’bes dhe në agjërimin e Ramazanit.”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Mëkatet e vogla të bëra ndërmjet dy umreve janë të falura. Kurse për haxhin e pranuar, nuk ka shpërblim tjetër përveç Xhenetit.”

Gabim?

Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Një umre në Ramazan është e barabartë me një haxh apo me një haxh me mua.”

Gabim?

Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet se një grua tha: “O i Dërguari i All-llahut, vërtet obligimi i All-llahut ndaj robërve të Tij me haxh, e ka arritur babanë tim plak me pleqëri të thellë, sa nuk mund të qëndrojë në mjetin e tij transportues, prandaj a mund ta kryej unë haxhin për të?” Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Po!”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: Është pyetur i Dërguari i All-llahut, cila vepër është më e vlefshme? Ka thënë: “Besimi në All-llahun dhe në të Dërguarin e Tij.” I është thënë: “Pastaj cila është?” Ka thënë. “Xhihadi në rrugën e All-llahut.” I është thënë: “Pastaj cila është?” Ka thënë: “Haxhi i pranuar.”

Gabim?

Nga Ebu Dherri r.a. transmetohet se ka thënë: I kam thënë: “O i Dërguari i All-llahut, cila vepër është më e vlefshme?” Tha: “Besimi në All-llahun dhe xhihadi në rrugën e All-llahut.”

Gabim?

Nga Enesi r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Një ecje e mëngjesit apo një ecje e mbrëmjes në rrugën e All-llahut është më e mirë se bota dhe çdo gjë në të.”

Gabim?

Nga Ebu Se’id el-Hudriju r.a. transmetohet të ketë thënë: Erdhi një njeri te i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe tha: “Cilët njerëz janë më të vlefshëm?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Njeriu më i vlefshëm është besimtari që lufton me vetveten dhe pasurinë e tij në rrugën e All-llahut.” Ai njeriu atëherë ka thënë: “Pastaj kush?” Ka thënë: “Pastaj besimtari që në një prej grykave malore e adhuron All-llahun, duke ikur prej njerëzve me të këqijat e tij.”

Gabim?

Nga Sehl b. sa’di r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Qëndrimi njëditor në rrugën e All-llahut është më i vlefshëm se bota dhe çdo gjë në të. Një vend i juaj në Xhenet është më i vlefshëm se bota dhe çdo gjë në të. Qëndrimi njëmbrëmësh apo njëditor i robit në rrugën e All-llahut të Madhëruar është më i vlefshëm se bota dhe çdo gjë në të.”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Çdo i plagosur në rrugën e All-llahut do të vijë Ditën e Gjykimit, kurse nga plaga e tij do të rrjedhë gjak. Gjaku i plagës do të jetë në ngjyrë të gjakut kurse aroma e saj do të jetë aroma e miskut.”

Gabim?
1306 Muttefekun alejhi Muttefekun alejhi. Ky citat është sipas Muslimit

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I është thënë: “O i Dërguari i All-llahut, ç’është e barabartë me xhihadin në rrugën e All-llahut?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë. “Ju këtë nuk mund ta bëni.” Të pranishmit edhe dy apo tri herë u janë drejtuar me këtë pyetje, kurse Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem çdo herë u përgjigjej duke thënë. “Ju këtë nuk mund ta bëni!” E pastaj ka thënë: “Shembulli i muxhahidit në rrugën e All-llahut është sikur shembulli i agjëruesit dhe falësit i cili në tërësi u nënshtrohet ajeteve të All-llahut, nuk pushon të falet, as të agjërojë derisa nuk kthehet muxhahidi nga rruga e All-llahut.”

Gabim?

Nga Zejd b. Halidi r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush e përgatit me përgatitje një luftëtar në rrugën e All-llahut, edhe ai është luftëtar, kurse kush kujdeset dhe e furnizon me të mira familjen e luftëtarit gjatë mungesës së tij, po ashtu është luftëtar.”

Gabim?
1318 Muttefekun alejhi Muttefekun alejhi; ky citat është nga Buhariu

Nga Berâ’i r.a. transmetohet të ketë thënë: “Të Dërguarit të All-llahut i erdhi një njeri i armatosur me rroba hekuri, me ç’rast ka thënë: “Të luftoj ose ta pranoj Islamin? Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i ka thënë: “Pranoje Islamin, e pastaj lufto!” Ai e pranoi Islamin, pastaj ka luftuar dhe në fund është vrarë. I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ka punuar pak, kurse do të shpërblehet shumë.”

Gabim?
1324 Muttefekun alejhi Muttefekun alejhi. Ky citat është sipas Muslimit

Nga Enesi r.a. transmetohet se ka thënë: “Erdhi një grup njerëzish te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe thanë. “Dërgoje me ne një grup njerëzish, të cilët do të na mësojnë Kur’anin dhe Sunetin. (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) u dërgoi atyre 70 ensarë, të cilët quheshin kurrâ’, e ndër ta ishte edhe daja im Harami. Ata (në Medine) lexo-nin Kur’an dhe e studionin bashkërisht, natën mësonin, kurse gjatë ditës sillnin ujë dhe e vendosnin në xhami. Ata bartnin dru, i shitnin ato, e me fitimin e tyre blenin ushqim për banorët e Suffasë dhe për të varfërit. Ata i ka dërguar Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., por idhujtarët i penguan dhe i vranë para se të arrinin në vendin e caktuar. Ata kanë thënë: “All-llahu ynë, lajmëro për ne Pejgamberin tonë se ne jemi takuar me Ty dhe se jemi të kënaqur me Ty e se Ti je i kënaqur me ne. Një njeri (idhujtar) erdhi te Harami, daja i Enesit, pas shpinës së tij dhe e goditi me shtizën në shpinë dhe e shpoi. Harami atëherë tha: “Pasha All-llahun e Ka'bes, ngadhënjeva.” Në të njëjtën kohë i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. (shokëve të vet në Medine) u tha: “Vërtet vëllezërit tuaj vdiqën, kurse fjalët e tyre të fundit kanë qenë: “All-llahu ynë, lajmëro për ne Pejgamberin tonë se ne jemi takuar me Ty dhe se Ti je i kënaqur me ne.”

Gabim?

Nga Abdull-llah b. Ebi Eufa r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem një ditë, kur u përlesh me armikun, ka pritur deri në perëndim të diellit, pastaj është ngritur mes njerëzve dhe ka thënë: “O njerëz, mos e dëshironi përleshjen me armikun, por luteni All-llahun për shëndetin tuaj. Por, kur të përlesheni me armikun, atëherë bëhuni të durueshëm dhe dijeni se Xheneti është nën hijet e shpatave.” E pastaj tha: “O All-llah, zbritës i Librit, lëvizës i reve, shpartallues i partive. Shpartalloji dhe na ndihmo kundër tyre.”

Gabim?