Ebu Katade r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ai që i shërben njerëzit në pije, pi i fundit.”
Rijadus-Salihin
1013 hadithe · 305 kapituj46 hadithe · Të gjithë kapitujt
Ebu Musa El-Eshariu r.a. thotë se: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Veshja e mëndafshit dhe e arit është e ndaluar për meshkujt e umetit tim, ndërsa u lejohet femrave.”
Ebu Jusuf Abdull-llah ibni Selami r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “O njerëz, përhapeni selamin (thirrni në paqe), jepni ushqim, mbani lidhjet familjare, faluni kur njerëzit flenë, do të hyni në Xhenet me selam.”
Enesi r.a. thotë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem më ka thënë: “O djalosh, kur të hysh në familje tënde, përshëndete që të ketë begati për ty dhe për familjen tënde.”
Ebu Hurejra r.a. tregon se kur Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem teshtinte, e vënte dorën e vet apo ndonjë shami në gojën e vet dhe sa mundej e ulte zërin e tështimës së vet. Transmetuesit nuk i kujtohet se Ebu Hurejra thonte: “e zvogëlonte apo e mbulonte zërin e tështimes.”
Uthman ibni Affani r.a. thotë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Kush e fal namazin e jacisë me xhemat, është njësoj si ai që fal namaz vetëm deri në gjysëm të natës. Ndërsa ai, që e fal namazin e sabahut me xhemat, është njësoj si ai i cili është falur vetëm gjithë natën.”
Ummi Habibe r.anha thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush i fal katër rekate para namazit të drekës dhe katër rekate pas, All-llahu do ta ruajë atë prej zjarrit.”
Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur të mbetet edhe gjysma e muajit Sha’ban, atëherë mos agjëroni nafile!”
Lekit ibni Sabire r.a. thotë: “Unë i kam thënë: ‘O i Dërguari i All-llahut, më thuaj diçka për abdestin!’ Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: “Merr abdest sipas rregullit, fërkoj gishtat në mes mirë, laje hundën deri në thellësi, përveç atëherë kur je agjërueshëm!”
Nga Lekit b. Amiri r.a. transmetohet se ai ka ardhur te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe ka thënë: “Vërtet babai im është mjaft i vjetër, nuk mund ta kryejë haxhin, umren e as të udhëtojë. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kryeje për të haxhin dhe umren.”
Nga Uthmani r.a. transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Qëndrimi njëditor në rrugën e All-llahut është më i mirë se një mijë ditë tjera shtëpiake.”
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Asnjë njeri nuk do të hudhet në zjarr, i cili ka qarë nga frika prej All-llahut deri atëherë kur të kthehet qumështi në sisën e vet, e as që do të bashkohet te një rob pluhuri nga rruga e All-llahut me tymin e Xhehenemit.”
Nga Ebu Umame r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Sadakaja më e mirë është hija e çadrës në rrugën e All-llahut, dhe huazimi i deves apo shtizës së shërbëtorit për luftë në rrugën e All-llahut.”
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush e pret nevojtarin apo ia heq ndonjë vështirësi, All-llahu do ta ketë në mbrojtjen e Vet atë ditë, kur nuk do të ketë mbrojtje tjetër përveç mbrojtjes së Tij.” 363
Nga Aliu r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Koprrac është çdokush tek i cili përmendem, e nuk thërret salavat për mua.”
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Ebu Bekr es-Siddiku r.a. ka thënë: “O i Dërguari i All-llahut, m’i urdhëro disa fjalë që t’i shqiptoj kur të zgjohem dhe kur të flej.” (Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “Thuaj: O All-llah, Krijues i qiejve dhe i tokës, njohës i fshehtësisë dhe i së njohurës, Krijues i çdo gjëje dhe Sundues i tyre, unë dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Teje, te Ti kërkoj mbrojtje nga e keqja ime dhe nga e keqja e djallit dhe e idhujtarisë së tij.” (Pastaj) ka thënë (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.): “Këto fjalë thuaj sa herë të zgjohesh, të ngrysesh dhe sa herë të shtrihesh në shtrat.”
Nga Abdull-llah b. Hubejb r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem më ka thënë: “Lexoje: Kul huuAll-llahu ehad dhe dy muavedhetejna (Kul eudhu) kur të ngrysesh dhe kur të zgjohesh nga tri herë, do të mjaftojë kjo mbi të gjitha.”
Nga Nu’man b. Beshiri r. anhuma transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Lutja është ibadet.”
Nga Aishja r. anha transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem është lutur me këto fjalë: “All-llahu im, të mbështetem Ty nga sprovat e zjarrit dhe nga dënimi i Xhehenemit, nga e keqja e pasurisë dhe e varfërisë.”
Nga Usame b. Zejd r. anhuma transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ai që për mirësinë e bërë i falënderohet mirëbërësit me fjalët: “All-llahu të shpërbleftë me të mirë - e ka shprehur mirënjohjen e tij të duhur.”