Nga Ebu Emame r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka bërë dua të shumta, por ne nuk mbajtëm mend asgjë nga ato. I thamë: “O i Dërguari i All-llahut, ti bëre lutje të shumta, por ne nuk mbajtëm mend asgjë.” Ai tha: “Tani unë do t’ju drejtoj në diçka që i përmban të gjitha. Thoni: “All-llahu im, unë të lus për të mirë për të cilën të ka lutur Pejgamberi Yt, Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., dhe të mbështetem Ty nga e keqja për të cilën të është mbështetur Pejgamberi Yt, Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.. All-llahu im, Ti je Ai që ndihmon dhe vetëm Ti je arritës (i qëllimeve tona). Nuk ka forcë as fuqi pa ndihmën e All-llahut.”
Rijadus-Salihin
1013 hadithe · 305 kapituj91 hadithe · Të gjithë kapitujt
Nga Ebu Umame r.a. transmetohet se ka thënë: “I është thënë të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “Kur është lutja më e pranueshme?” Ka thënë: “Pjesa e fundit e natës dhe në fund të namazeve të obliguara.”
Nga Ukbete b. Amiri r.a. transmetohet se ka thënë: “Kam thënë: “O i Dërguari i All-llahut, ç’është shpëtimi?” Ka thënë: “Zotëro gjuhën tënde, rri në shtëpinë tënde dhe qaj për mëkatet e tua.”
Nga Ebu Derda r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush pengon që vëllait të tij t’i thyet nderi, All-llahu do ta pengojë zjarrin Ditën e Gjykimit nga fytyra e tij.”
Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk është besimtar i mirëfilltë ai që e sulmon dhe ofendon tjetrin, që e mallkon tjetrin, që shprehet jomoralshëm dhe që është i paturpshëm.”
Nga Vathilete b. Eska r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Mos iu gëzo fatkeqësisë së vëllait tënd, sepse All-llahu mund ta mëshirojë atë, kurse fatkeqësinë e tij të ta caktojë ty.”
Nga Ebu Musa r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a. v.s. ka thënë: “Çdo i vdekur që vdes dhe kur vajtuesit e tij flasin: Ah mali ynë, ah zotëriu ynë,” apo të ngjashme, atëherë All-llahu i autorizon dy engjëj të cilët e godasin me grushta duke bërtitur: “I këtillë ke qenë?”
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a. v.s. ka thënë: “Kur të shihni që dikush po shet apo po blen diçka në mesxhid, atëherë thojini atij: “All-llahu mos të dhëntë fitim në tregtinë tënde.” E kur të shihni që dikush po pyet për sendin e humbur të tij në mesxhid, atëherë thojini atij: “Mos ta ktheftë prapë All-llahu atë (send) ty.”
Nga Amr b. Shuajbi, e ky nga babai i tij e nga gjyshi i tij r.a., transmetohet se i Dërguari i All-llahut e ka ndaluar blerjen dhe shitjen në mesxhid dhe kërkimin e sendit të humbur, si dhe të recitohen në të poezi.
Nga Abdull-llah b. Amr b. el-Asi r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet All-llahu e urren atë që, kur flet, e nxjerr gjuhën si lopa (kur e pështjell barin).”
Nga Enesi r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “All-llahu i Madhëruar ka thënë: “O i biri i Ademit, derisa ti më lut dhe mbështetesh dhe shpreson tek Unë, do të falë ato që rrjedhin nga ti dhe nuk do të qortoj për to. O i biri i Ademit, sikur mëkatet e tua të arrinin deri në qiell, kurse ti më drejtohesh me lutje për falje, Unë do të të falë dhe nuk do të qortoj. O i biri i Ademit, sikur t’i të ma sjellësh plot tokën me mëkate, kurse pas kësaj je takuar me Mua si besimdrejtë, e jo idhujtar i hyjnive të tjera përveç Meje, Unë ty do ta sjell plot tokën me falje.”