10. Junus · Ajeti 103 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 10:90–10:103

Zoti xh. sh. u mundësoi beni israilve të kalojnë përtej detit Suvejsh me ndihmën e mrekullisë që ia dha Musait. Faraoni me ushtrinë e tij i ndoqi rreptas dhe u fut po në atë rrugë kah kaloi Musai me popullin e vet. Kur u futën të gjithë në ato rrugë të detit, që ishin hapur për Musain, e jo për faraonin, uji i detit u bashkua dhe i përmbyti që të gjithë. Para se të përmbytej, faraoni e shprehu besimin tri herë. Herën e parë tha: "Besova", të dytën: "S'ka Zot tjetër pos Atij që i besuan beni israilët" dhe së treti: "Unë jam nga myslimanët". Nuk iu pranua besimi ngase ai erdhi me vonesë, pas humbjes së të gjitha shpresave, e atëherë besimi është i papranueshëm. Kështu mendon Fahru Raziu.

Komentatorët thonë: trupin e vdekur të faraonit e hodhën valët e detit në breg, për arsye, se ai e kishte quajtur veten zot, e që të mos mashtrohej kush se ai shpëtoi, Zoti ua paraqiti kufomën e tij të fryrë sa një ka.

Pë dhmin që përmendet reth tregimeve të Kur'anit për ngjarjet pejgamberëve, fala hë për çdo njeri, e jo për Muhammedin personalisht.

Junusi ishte i dërguar i popullit të vet në në krahinën e Mosullit, në veri të Irakut. Pasi që populli nuk respektoi mësimet e tij, ai u largua. Largimi i tij ishte shenjë e ardhjes së dënimit nga Zoti. Mirëpo, populli atëherë u pendua sinqerisht për gabimin e vet dhe iu drejtua Zotit me lutje që t'ua falë gabimin. Zoti e largoi nga ta dënimin dhe i la të jetojnë e të shfrytëzojnë të mirat e kësaj jete. Kjo dëshmon se njerëzit në raste të ndonjë rreziku nga ndojë dukuri natyrore, duhet kthyer me lutje të sinqertë kah Zoti e Ai do t'ua largojë të keqen.

Muhammedit i thotë Zoti xh. sh. që të mos brengosej aq shumë për disa njerëz pse nuk besojnë, ajo nuk është punë e tij. Po të donte Zoti, të gjithë do të besonin, por Ai e do atë besim që buron nga vetë vullneti i njeriut, e jo atë që është rezultat i dhunës.

Me ndihmën e Allahut përfundoi përkthimi i kësaj kaptine. Falënderuar qoftë Zoti i madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 10:101–10:103

- Thuaj: “Vështroni me vëmendje atë që ndodhet në qiej dhe në Tokë! - Allahu i Lartësuar i udhëzon robërit e Tij që të meditojnë për krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe për çdo gjë që ndodhet mes tyre, si yjet, Dielli, Hëna etj. Ai na udhëzon që të meditojmë në ndryshimin e natës dhe të ditës dhe në ndërfutjen e tyre tek njëra - tjetra; të shohim qiejt e lartë dhe të gjerë me bukurinë e tyre; të shohim se si bie shiu, me lejen e Allahut të Lartësuar, për të ringjallur tokën pas shkretimit të saj; dhe pastaj shiko se si dalin prej saj frutat, të lashtat dhe çdo bimë e bukur. Pastaj vështro kafshët dhe krijesat, që Allahu ka krijuar dhe shiko çudirat që ndodhen në det. Shiko edhe anijet e mëdha si male, se si i mban deti sipër me butësi, dhe kjo ndodh veçse me nënshtrimin e detit nga Ai që është i plotpushtetshëm për gjithçka. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij! - Por, as argumentet dhe as qortimet nuk u bëjnë dobi atyre që nuk besojnë. - E çfarë ndikimi mund të sjellin këto ajete, shenja dhe mrekulli madhështore, që duken në qiej dhe në Tokë, tek ata njerëz të cilët nuk duan të besojnë?! Çfarë dobie mund t’u sjellin atyre të mjerëve shenjat dhe shpalljet, që profetët kanë sjellë nga Allahu, për të treguar vërtetësinë e tyre dhe të shpalljeve të Allahut?! Domethënë, nuk u sjellin asnjë dobi atyre që vazhdojnë të refuzojnë të besojnë. Sikurse thotë i lavdëruari: “Me të vërtetë, ata të cilët e merituan vendimin e Zotit tënd (për ndëshkim) , ata nuk do të besonin, edhe sikur t’u vinin të gjitha Shenjat, derisa ta shohin vetë dënimin e rëndë.” [Junus 96, 97]. - Mos vallë janë duke pritur ditë të ngjashme të dënimit të atyre që jetuan më parë? Thuaj: “Prisni atëherë, se edhe unë së bashku me ju po pres!” - Çfarë janë duke pritur këta mohues, të cilët refuzojnë të të besojnë ty, o Muhamed, si Profet i Allahut?! Ata presin veçse zemërimin e Allahut dhe të njëjtin ndëshkim si ata që kaluan para tyre, të cilët mohuan profetët dhe shpalljet që ata sollën nga Zoti. - Ne do t’i shpëtojmë të dërguarit Tanë dhe ata që besojnë. Kështu, është detyra Jonë, që t’i shpëtojmë besimtarët. - Kjo është një detyrë, që Allahu i Lartësuar ia ka bërë Vetës së Tij, sikurse thotë në një ajet tjetër: “Thuaj: “Kujt i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë?” Thuaj: “Vetëm Allahut.”. Ai ia ka bërë detyrim Vetes mëshirën...” [En’am 13]. Ose: “Kur të vijnë tek ti ata që i besojnë ajetet Tona,

thuaju: “Selamun alejkum! Zoti juaj ia bëri detyrë Vetes së Vet mëshirën. ...” [En’am 54]. Po kështu, në dy Sahih-ët është hadithi, se Profeti ﷺ ka thënë: 1476. “Kur Allahu i Lartësuar krijoi krijesat, shkroi në një libër tek Ai sipër Arshit: Mëshira Ime e tejkalon zemërimin Tim.” 135

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 10:101–10:103

- Thuaj: “Vështroni me vëmendje atë që ndodhet në qiej dhe në Tokë! - Allahu i Madhëruar i urdhëron robërit e Tij që të vështrojnë në çdo gjë që gjendet në qiej dhe në tokë. Qëllimi këtu është të vështrosh duke përsiatur, studiuar, analizuar dhe duke nxjerrë mësime nga ky krijim i Zotit. Le të meditojmë e të nxjerrim mësime, siç bëjnë të diturit dhe të urtit nga gjithçka që gjendet në qiej dhe në tokë, për të parë argumentet e madhështisë së Krijuesit. Në të gjitha këto ka argumente për njerëzit që besojnë. Ato përmbajnë shumë urtësi për ata njerëz që kanë besim të plotë te Zoti i Madhërishëm. Të gjitha këto tregojnë se Allahu është Një i vetëm. Vetëm Allahu meriton të adhurohet me dashuri, madhërim e frikërespekt. Ai është i lavdëruari e i përshkruari me të gjitha cilësitë e emrat e plotë dhe të bukur. Allahu është Ngadhënjimtari dhe Bujari dhe

Atij i takojnë emrat më të bukur, cilësitë më të larta e madhështore. Por me gjithë këto shenja madhështore, që u ka mundësuar krijesave që t’i hulumtojnë, Allahu i Lartësuar thotë: - Por, as argumentet dhe as qortimet nuk u bëjnë dobi atyre që nuk besojnë. - Ata nuk mund të përfitojnë nga shenjat dhe argumentet, sepse i kanë kthyer shpinën së vërtetës me urrejtje dhe armiqësi. - Mos vallë janë duke pritur ditë të ngjashme të dënimit të atyre që jetuan më parë? - Çfarë presin tjetër mohuesit e shpalljeve të Zotit, me gjithë qartësinë e tyre? Ajo që pritet është i njëjti përfundim, sikurse ai i popujve që shkuan. Ata i pret i njëjti ndëshkim e poshtërim si të tjerët. Ky është ligji i Zotit, sepse të njëjta ishin edhe padrejtësitë e tyre. Ai thotë: - Thuaj: “Prisni atëherë, se edhe unë së bashku me ju po pres!”” - Më vonë do ta kuptoni se kujt do t’i takojë përfundimi i mirë dhe shpëtimi nga çdo e keqe në këtë botë dhe tjetrën. Të shpëtuarit kanë qenë dhe do të jenë vetëm profetët e Zotit dhe pasuesit e tyre. - Ne do t’i shpëtojmë të dërg uarit Tanë dhe ata që besojnë. - Kështu Allahu i Madhëruar jep këtë premtim kaq qetësues e të dashur për besimtarët. Ai do t’i shpëtojë ata prej çdo gjëje të urryer e të keqe, prej rreziqeve të ndryshme dhe vështirësive në të dyja jetët. Pastaj Ai thotë: - Kështu, është detyra Jonë, që t’i shpëtojmë besimtarët. - Ky është një detyrim që i Plotpushtetshmi ia ka ngarkuar Vetes së Tij. Allahu Ekber! Kjo është mbrojtja që Allahu premton për besimtarët. Nga ne kërkohet besimi i pastër, korrekt dhe i sinqertë. Ajo që na premtohet është: "Allahu i mbron ata që besojnë". Në varësi të imanit do të jetë edhe ruajtja nga fatkeqësitë e vështirësitë e dynjasë dhe të ahiretit.

← Junus 10:103