10. Junus · Ajeti 19

سورة يونس
Përkthimi Hasan Nahi
19

وَمَا كَانَ ٱلنَّاسُ إِلَّآ أُمَّةٗ وَٰحِدَةٗ فَٱخۡتَلَفُواْۚ وَلَوۡلَا كَلِمَةٞ سَبَقَتۡ مِن رَّبِّكَ لَقُضِيَ بَيۡنَهُمۡ فِيمَا فِيهِ يَخۡتَلِفُونَ

Të gjithë njerëzit kanë qenë të një feje të vetme,[132] pastaj u përçanë. Sikur të mos ishte thënë më parë fjala nga Zoti yt, atëherë do të gjykohej midis tyre, për atë që nuk u pajtuan.[133]*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[132] Sipas dijetarëve komentues të Kuranit, brezat e parë të njerëzimit kanë qenë të gjithë myslimanë, pra, monoteistë. Më pas filluan të shfaqen idhujtaria dhe rrymat e ndryshme fetare. [133] Pra, sikur Allahu të mos e kishte caktuar shtyrjen e gjykimit deri në Ditën e Kiametit, njerëzit do të gjykoheshin që në këtë botë për mospajtimet në lidhje me fenë e drejtë.