101. Karia · Ajeti 11 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 101:1–101:11
Çështja e kijametit është gjë e fshehtë, e panjohur për njerëzit, e kur Zoti flet për të, nuk duhet kuptuar çështjen e tij ashtu si i kuptojmë çështjet e tjera në bazë të etimologjisë së fjalës, pse fjalët që janë përdorur për kijametin kanë një definicion tjetër, andaj çdo emër me të cilin është quajtur kijameti si: El Hakkatu, Es Saatu, El Gashijetu, El Kijametu, El Kariatu, ka një definicion të veçantë, kuptohet sipas tematikës që shtrohet rreth tij.
El Kariatu, do të thotë: zë, krismë që shkaktohet duke i rënë një sendi për një send tjetër të fortë. Këtu, nuk është qëllimi te ajo krismë, po te diçka e panjohur, andaj edhe thuhet: Ç'është Karia, ku e di ti se ç'është Karia? Fjala është për një nga momentet, të cilat do të përjetohen atë ditë. Etapa e parë e kësaj dite është ngritja prej varrezave, shfaqja e fletëve me shënime për veprat e bëra gjatë jetës në këtë dynja. Pas njoftimit për veprat e bëra, vjen momenti i llogarisë që nuk do të thotë shpërblim, sepse ajo është vetëm identifikim, e pas llogarisë vjen peshoja - vlerësimi i veprave, për të cilat bëhet fjalë në këtë sure. Pas peshojës vjen shpërblimi.
Në këtë sure bëhet fjalë për krismën që trondit zemrat, shpirtrat.
Më parë, përmes sureve të tjera kemi kuptuar se kijameti trand edhe trupat qiellorë, qielli çahet, toka dridhet, kodrat shkulen e copëtohen, yjet përderdhen, dielli e hëna errësohen. Po në këtë sure mësojmë se zemrat llahtarisën e njerëzit sillen si insektet fluturuese pranë dritës, ndërsa fjala është për vlerësimin e veprave të bëra, e atij që i peshojnë më rëndë të mirat, do të kënaqet në xhennet, ndërsa atij që më pak i peshojnë veprat e mira e më shumë të këqijat, ai do të futet në gjirin e zjarrit të ndezur flakë. Nëse shtrohet pyetja se ç'do të bëhet me atë që peshoja e tij është e barabartë, si parim duhet marrë thënien e Zotit të madhëruar: "Vërtet, mëshira Ime ia kalon hidhërimit Tim...". Pra, vjen në shprehje mëshira e Zotit, ashtu sikurse është thënë në suren A'raf për ata të A'rafit, të cilët nuk kanë hyrë në xhennet, por kanë shpresë të hyjnë. Allahu A'ëlemu!
Falënderoj Zotin e madhëruar!
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 101:1–101:11
- “Gjëmimi i tmerrshëm.” - El Kariah (Gjëmimi) është një nga emrat e Ditës së Gjykimit, sikurse edhe El Hakka , El Tammeh, El Sahhah , El Gashijeh etj. Më pas, duke na treguar madhështinë e kësaj ngjarjeje dhe tmerrin e madh, që e shoqëron atë, Allahu i Madhëruar thotë: - “Çfarë është Gjëmimi i tmerrshëm? E ku mund ta dish ti se ç’është Gjëmimi i tmerrshëm?” - Më pas, Ai tregon disa nga ndodhitë e asaj dite: - “Ajo është dita kur njerëzit do bëhen si fluturat e shpërndara ...” - Kështu do të duken njerëzit, kur të dalin nga varret, për të shkuar para Zotit. Ata do të jenë të tme - rruar, të shpërndarë në mënyrë kaotike, si ato insektet e shpërndara. Kjo i ngjan për - shkrimit në ajetin tjetër: “Të tmerruara do të jenë shikimet e tyre. Ata do të dalin prej varreve si karkaleca të shpërndarë, duke shpejtuar drejt Lajmëtarit. Jobesimtarët do të thonë: “Kjo është ditë e vështirë”.” [Kamer 7, 8] - “... dhe malet do të bëhen si lesh i shpri - shur.” - Malet do të copëtohen e shpër - ndahen në ajër. Më pas, i Lartësuari na tre - gon se përfundimi i secilit do të jetë në varësi të veprave të tij. Atë ditë, të nderuarit do të grupuhen më vete dhe të poshtëruarit më vete. Secili do të marrë shpërblimin për atë që ka bërë. - “Ai që do ta ketë të rëndë peshën e veprave të tij ...” – Domethënë, veprat e mira i peshojnë më shumë se veprat e këqija - “... do të bëjë një jetë të kënaqshme.” - Domethënë, do të jetë në Xhenet. - “Ndërsa ai që do ta ketë të lehtë peshën e veprave të tij ...” - Veprat e këqija i peshojnë më shumë se veprat e mira. - “... do të qëndrojë përgjithmonë në Hauijeh.” - Kuptimi është se ai do të hidhet me kokë dhe me forcë në Xhehenem. Një shpjegim i ngjashëm ka ardhur prej Ibn Abasit, Ikrimas, Ebu Salihut, Katades etj. Thuhet, gjithashtu, se kuptimi është se vendi i përhershëm dhe përfundimi i tij do të jetë në Ha uijeh. Ha uijeh është një nga emrat e Xhehenemit. Në ajet është thënë ummuhu është Hauije, pra nëna e tij do të jetë Ha uijeh, sepse nuk do të ketë vend tjetër qëndrimi, përveç Zjarrit, sikurse thuhet në ajetin tjetër: “Vendbanimi i tyre do të jetë Zjarri. Sa i shëmtuar është vendi i keqbërësve!” [Al Imran 151]. - “E ku mund ta dish ti se ç’është Hauijeh?? Është një zjarr i furishëm.” - Një zjarr i furishëm, me nxehtësi dhe flakë të mëdha. Imam Maliku sjell hadithin nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ka thënë: 2924. “Zjarri që ndezin bijtë e Ademit në këtë botë është veçse një e shtat ëdhjeta pjesë e Xhehenemit.” Njerëzit thanë: “O i Dërguari i Allahut, edhe ajo pjesë do të ishte e mjaftueshme si ndëshkim!” Ai tha: “Në fakt, zjarri i Xhehenemit është 69 herë më i fortë se zjarri i dynjasë.” Në disa versione tek Muslimi shënohet: 2925. “Ajo është 69 herë më e nxehtë se zajrri i dynjasë, të gjtha ato si nxehtësia e tij.” Ndërsa Eameshi sjell hadithin nga Numan Ibn Beshiri, se Profeti i Allahut ka thënë:
“Njeriu me dënimin më të vogël në Ditën e Kijametit është ai që do të ketë dy nallane me lidhëse zjarri, nga të cilat do t’i vlojnë trutë, siç vlon uji në një kazan. Ai mendon se askush nuk po dënohet më dhimbshëm se ai, edhe pse në fakt ai përjeton dënimin më të lehtë në Xhehenem.” Ky hadith gjendet në dy Sahih-ët. Në dy Sahih-ët vjen hadithi: 2926. “Zjarri iu ankua Zotit, duke i thënë: “O Zot, unë po ha vetveten!” Atëherë, Allahu i dha leje që të shfryjë dy herë: një herë në dimër e një herë në verë. Kështu, i ftohti i acartë, që hasni në dimër është prej të ftohtit të tij. Gjithashtu, i nxehti i madh në verë vjen prej tij.” Në dy Sahih-ët është hadithi tjetër: “Nëse është shumë nxehtë, vonojeni namazin e drekës derisa të freskohet pak. Nxehtësia e madhe është prej afshit të Xhehenemit.”
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 101:1–101:11
“Gjëmimi i tmershëm” është një prej emrave të Ditës së Kijametit. Ajo do të jetë një ditë e tmerrshme për krijesat, prandaj dhe i Lartësuari, për të treguar rëndësinë dhe madhështinë e kësaj dite, thotë: - “(Ai është) Gjëmimi i tmershëm. Çfarë është Gjëmimi i tmershëm? E ku mund ta dish ti se ç’është Gjëmimi i tmershëm? Ajo është dita kur njerëzit do bëhen si fluturat e shpërndara ...” - Atë ditë, nga frika e madhe, njerëzit do të lëvizin si të ishin insekte të shpërndarë, valë -valë njëri mbi tjetrin. “ El ferash ”, siç thuhet në këtë ajet, janë fluturat e natës, të cilat lëvizin në mënyrë të çrregullt, duke u përplasur me njëra-tjetrën, pa ditur nga drejtohen. Nëse ndizet një zjarr, ato nxitojnë për tek ai, pa e ditur se çfarë i pret. E tillë do të jetë gjendja e njerëzve. Ndërsa për malet e larta dhe aq të forta, Allahu i Lartësuar thotë: - “...dhe malet do të bëhen si lesh i shprishur.” – Malet do të bëhen si leshi i shprishur, i cili fluturon tutje nëse fryn qoftë edhe një erë e lehtë. Në një ajet tjetër, i Lartësuari thotë: “Dhe ditën, kur do t'i fryhet surit do t'u hyjë lemeria atyre që janë në qiej dhe atyre që janë në tokë, përveç atyre që do Allahu dhe të gjithë do të vinë para Atij të përulur. I sheh malet dhe mendon se ato janë të palëvizshme. Por, ato lëvizin siç lëvizin retë. Ky është krijimi i Allahut, që e ka përkryer çdo gjë. Ai e Di mirë gjithçka që bëni ju. ”. [Neml 87, 88]. Më pas, malet kthehen në pluhur, i cili shpërndahet në ajër, dhe kështu nuk mbetet më asgjë prej maleve. Atë ditë do të vendoset peshorja e drejtë për veprat e robve, të cilët do të ndahen në dy grupe: të lumturit dhe të dëshpëruarit. - “Ai që do ta ketë të rëndë peshën e veprave të tij (të mira), do të bëjë një jetë të kënaqshme. Ndërsa ai që do ta ketë të lehtë peshën e veprave të tij (të mira), do të qëndrojë përgjithmonë në Humnerë (Hauijeh).” – Atyre që do t’u peshojnë më shumë veprat e mira se veprat e këqija, atyre do t’u jepet një jetë e kënaqshme dhe e pasosur në Xhenet. Ndërsa për ata të cilët nuk do të kenë aq vepra të mira sa të fshijnë veprat e këqija, do të jetë Zjarri vendqëndrimi i tyre, një nga emrat e të cilit
është edhe Hauije. Zjarri do të jetë i përhershëm për ta, sepse kurrë nuk kanë për t’u larguar nga ai vend. Disa kanë thënë se kuptimi i këtij ajeti është: “Ata do të hidhen me kokë poshtë në Zjarr.” - “E ku mund ta dish ti se ç’është Humnera (Hauijeh)? Ajo është një zjarr i furishëm.” - Kjo është thënë për të treguar fuqinë e këtij zjarri, nxehtësia e të cilit është shumë e madhe. E lusim Allahun e Lartësuar të na ruajë nga zjarri i Xhehenemit!