فِي عَمَدٖ مُّمَدَّدَةِۭ
Ata janë të lidhur në pranga të njëpasnjëshme.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Përgojimi, ofendimi i nderit të njerëzve, vjedhja me bisht të syrit, ironia - janë gjeste të shëmtuara, të cilat e hedhin njeriun në mjerimin më të madh, e hedhin në shkatërrim, ani pse ai mendon se pasuria e tij e madhe do ta mbrojë. Një njeri i tillë do të hidhet në Hutame, në zjarrin e ndezur fort, në të cilin çdo send që hidhet në të copëtohet, zjarr që depërton në zemra, e kur depërton në zemra, ata do të duhet të vdesin, por jo, as nuk vdesin, as nuk jetojnë, por janë në mjerim të pambarim. Lavdëruar qoftë Allahu i Madhëruar!