105. Fil

سورة الـفيل 5 ajete
Hape si Mus'haf
Opsionet
Përkthimi Hasan Nahi
Përkthimi i dytë asnjë

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

أَلَمۡ تَرَ كَيۡفَ فَعَلَ رَبُّكَ بِأَصۡحَٰبِ ٱلۡفِيلِ

‘Elem tera kejfe fe’ale rebbuke bi’eshabil-fil

Vallë, a nuk ke dëgjuar ti se si bëri Zoti yt me njerëzit e elefantit?[429]*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[429] Në vitin 570 (ose 571), Ebreha, guvernatori abisinas i Jemenit, u betua se do të shkatërronte Qabenë, të cilën e quante një tempull pagan, në mënyrë që të vendoste dominimin e krishterë në të gjithë Gadishullin Arabik. Ai mblodhi një ushtri të fuqishme, në krye të së cilës marshonte një elefant i madh dhe u drejtua për nga Meka. Kur ushtria iu afrua Mekës, elefanti u ul dhe nuk pranonte të ecte në atë drejtim. Kur i ndërronin drejtim, ai ecte. Kjo ishte shenjë që ushtria e Ebrehasë të mos e sulmonte Mekën, por Ebrehaja s’ia vuri veshin asaj. Prandaj, Allahu i Madhëruar i goditi ashpërsisht njerëzit e elefantit nëpërmjet tufash të panumërta me zogj, që lëshonin një lloj guri të fortë e vdekjeprurës. Morali ishte i qartë për fisin Kurejsh: Allahu i Madhëruar e kishte mbrojtur Faltoren e Tij, ashtu edhe ata vetë, prandaj duhej të ishin mirënjohës për këtë.
2

أَلَمۡ يَجۡعَلۡ كَيۡدَهُمۡ فِي تَضۡلِيلٖ

‘Elem jexh’al kejdehum fi tedlilin

A nuk ua prishi atyre kurthin,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
3

وَأَرۡسَلَ عَلَيۡهِمۡ طَيۡرًا أَبَابِيلَ

We ‘ersele ‘alejhim tejræn ‘ebabile

duke dërguar kundër atyre tufa zogjsh,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
4

تَرۡمِيهِم بِحِجَارَةٖ مِّن سِجِّيلٖ

Termihim bihixharetin min sixhxhilin

të cilët i gjuajtën me gurë prej baltës së pjekur?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
5

فَجَعَلَهُمۡ كَعَصۡفٖ مَّأۡكُولِۭ

Fexhe’alehum ke’asfin me’kulin

Dhe kështu, i bëri si byk i ngrënë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A