106. Kurejsh

سورة قريش 4 ajete
Përkthimi Sherif Ahmeti
Texhvid

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

لِإِيلَٰفِ قُرَيۡشٍ

Për hir të garantimit që e gëzojnë kurejshitët!

2

إِۦلَٰفِهِمۡ رِحۡلَةَ ٱلشِّتَآءِ وَٱلصَّيۡفِ

Garantimin e udhëtimit të tyre të lirë dimrit dhe verës!

3

فَلۡيَعۡبُدُواْ رَبَّ هَٰذَا ٱلۡبَيۡتِ

Pra, le ta adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie,

4

ٱلَّذِيٓ أَطۡعَمَهُم مِّن جُوعٖ وَءَامَنَهُم مِّنۡ خَوۡفِۭ

I cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej çdo frike!*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kurejshitët e kishin detyrim ta adhuronin Zotin edhe për hir të asaj, që Ai iu mundësoi të udhëtonin lirisht për tregti dimër e verë, duke mos pasur kurrfarë frike. Fisi “Beni Fahr”, pasardhës të “Nadr bin Kunane” e merr emrin “Kurejsh” – të tubuar, të bashkuar, prej atëherë kur Kusaj bin Kilabi i bashkon dhe dëbon prej Mekës fisin Huzaa, e mbikëqyrja ndaj Qabes iu mbetet kurejshitëve. “Ijlaf ” do të thotë: garantim, marrëveshje për mossulmim. Hashimi, gjyshi i dytë i Pejgamberit a.s. ishte i pari, që kishte shkuar nëpër fise e sundues deri në Sham dhe deri në Jemen dhe kishte marrë garanci për tregtarët kurejshitë. Në të vërtetë, kurejshitët ishin të zotët e Qabes, të gjitha fiset e të gjitha anëve vinin për ta vizituar Qaben për çdo vit, e nëse ndokush i kishte sulmuar karvanët tregtarë të kurejshitëve ai nuk do të kishte guxim të vinte në Qabe, sepse aty kurejshitët ishin mbikëqyrës. Si po kuptohet Qabja ishte shkak i garancisë të udhëtimeve të tyre të lira. Qaben e mbrojti Zoti për hir të shenjtërisë së saj nga Ebrehaja, e kurejshitët përfitonin prej autoritetit të saj, duke i siguruar vetes jetesë e gjallërim. Sigurisht furnizimi dhe begatia e banorëve të Mekes ishte rezultat i lutjes së Ibrahimit, kur pat thënë: "Zoti im, bëje këtë qytet paqeje..." Kurejshitët shkonin për tregti dimrit nga Jemeni, sepse ishte më nxehtë, kurse verës nga Siria, sepse nuk ishte ftohtë. Është e vërtetë se kurejshitët gëzonin disa privilegje të posaçme: Pejgamberi a.s. ishte nga mesi i tyre, mbikëqyrnin Qaben, të cilën edhe