107. Maun

سورة المـاعون 7 ajete
Përkthimi Sherif Ahmeti
Texhvid

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

أَرَءَيۡتَ ٱلَّذِي يُكَذِّبُ بِٱلدِّينِ

A e ke parë ti (a e sheh) atë, që përgënjeshtron përgjegjësinë dhe llogarinë në botën tjetër?

2

فَذَٰلِكَ ٱلَّذِي يَدُعُّ ٱلۡيَتِيمَ

Po ai është që e përzë në mënyrë të vrazhdë bonjakun.

3

وَلَا يَحُضُّ عَلَىٰ طَعَامِ ٱلۡمِسۡكِينِ

Dhe që nuk nxit për ta ushqyer të varfërin.

4

فَوَيۡلٞ لِّلۡمُصَلِّينَ

Pra shkatërrim është për ata që falen,

5

ٱلَّذِينَ هُمۡ عَن صَلَاتِهِمۡ سَاهُونَ

Të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm.

6

ٱلَّذِينَ هُمۡ يُرَآءُونَ

Ata që vetëm shtiren (sa për sy e faqe).

7

وَيَمۡنَعُونَ ٱلۡمَاعُونَ

Dhe nuk japin as sendin më të vogël (as hua).*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kjo sure na shpjegon për programin islam, i cili nuk është vetëm besim, e as nuk është vetëm deklaratë e shprehur, por është program i aktivitetit në jetë.