108. Kevther · Ajeti 3 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 108:1–108:3

Në kaptinën para kësaj u pa se deri në çfarë shkalle të koprracisë mund të vijë njeriu, e në këtë sure manifestohet bujaria. Bujaria e kujt" E Allahut. Ai i jep Muhammedit të gjitha të mirat, i jep dituri, sjellje të mirë, moral të lartë, shkathtësi pune etj. Mirëpo, këto të mira nuk bën t'i adhurojë, nuk bën të jepet pas tyre, duhet orientuar kah dhuruesi i atyre të mirave, nga Zoti i madhëruar dhe të gjitha adhurimet, të gjitha flijimet duhet bërë vetëm për hirë të Tij, e ashtu le të shohin idhujtarët kotësinë e tyre kur luten dhe sakrifikojnë për statuja, për gurë a drunj të gdhendur.. Kevther mund të jetë një lumë në xhennet, që kush pi prej tij, nuk e kap më etja. Mund të jetë një krua i posaçëm për Muhammedin dhe ymmetin e tij. Reth fjalës kevther ekzistojnë njëzet e gjashtë mendime, por më i drejti duhet të jetë ai i ibni Abasit, sipas së cilit, kevther janë të mirat e shumta që iu dhanë Pejgamberit si: grada pejgamber, libri, urtësi e përsosur, shefaati, kroi, pozita e lavdishme (mekami mahmud), shumë ymmet,: shumë çlirime të vendeve nga okupimi i armikut. Njëfarë As bin Vali, armik i përbetuar i Muhammedit paska thënë: Hiqnu atij se ai është farë e sosur!: KrE4ë ëehia thënë kur Daigamhberit vdienin diemtë E Zoti nuk miafton me atë që i thotë Muhammedit :

Quhet: "Suretun Nasri" - kaptina e ndihmës, e fjala është për ndihmën që ua dha Zoti besimtarëve dhe ata ngadhënjyen.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 108:1–108:3

Imam Ahmedi sjell hadithin nga Enes Ibn Maliku, që rrëfen: 2937. “I Dërguari i Zotit dremiti për pak. Pastaj ngriti kokën duke buzëqeshur. Pastaj ose ai foli ose e pyetën: “Pse buzëqeshe?” I Dërguari i Allahut tha: “Sapo më zbriti një sure”. Dhe vijoi ta këndonte: “Me emrin e Allahut, të Gjithë - mëshirshmit, Mëshirëplotit. Ne të dhamë ty Keutherin..”, deri në fund të sures. Pastaj tha: “A e dini se çfarë është Keutheri?" - “Zoti dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë.” - i thanë. Ai tha: “Është një lumë që ma dha Zoti i Madhërishëm në Xhenet . Në të ka mirësi të shumta. Umeti im do të pijë prej tij në Ditën e Kijametit. Enët rreth tij do të jenë aq shumë, sa yjet në qiell. Do të ndodhë që dikush të largohet prej tij dhe unë do të them: “O Zot, ai është nga populli im!” Do të thuhet: “Ti nuk e di se çfarë kanë bërë ata pas teje.”. Si përshkrim për

Haudin në Ditën e Kijametit është thënë se dy lugje nga lumi Keuther do të zbresin poshtë dhe se në të do të ketë aq enë, sa janë yjet në qiell. Ky hadith është sjellë nga Muslimi, Ebu Davudi dhe Nesaiu, prej Enesit. Në versionin e sjellë nga Muslimi thuhet: “I Dërguari i Allahut ishte mes nesh në xhami, kur dremiti për pak, dhe pastaj ngriti kokën duke buzëqeshur. Ne i thamë: “Përse buzëqeshe, o i Dërguari i Allahut?” Ai tha: “Vërtet, pak më parë mua më zbriti një sure”. Dhe lexoi: “Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. ‘Ne të dhamë ty Keutherin. Prandaj, ti falu për hir të Zotit tënd dhe bëj kurban për Të! S’ka dyshim se ai që të urren ty është farëshuar.” Pastaj tha: "A e dini se çfarë është Keu - theri?" Ne thamë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.” Ai tha: “Është një lumë, që ma ka premtuar Zoti i Madhë - rishëm në Xhenet . Ai ka mirësi të shumta. Është një hauz, ku populli im do të kalojë Ditën e Kijametit (për të pirë prej tij). Enët në të do të jenë aq shumë, sa yjet. Do të ndodhë që dikush të dëbohet e pengohet prej tij dhe unë do të them: “O Zot, ai është nga populli im!” Do të thuhet: “Ti nuk e di se çfarë sajuan ata pas teje.”. Shumë lexues e kanë përdorur këtë si dëshmi se kjo sure është medinase. Gjithashtu, shumë juristë kanë deklaruar se Bismilahi është pjesë e sures dhe se ajo është shpallur bashkë me të. - “Ne të dhamë ty Keutherin” - Sikurse u përmend në hadithet e mësipërme, ai është një lumë në Xhenet. Imam Ahmedi sjell një hadith, ku përmendet se Enesi lexoi këtë ajet: “Ne të dhamë ty Keutherin”, dhe pastaj tha: “Profeti i Allahut ka thënë: “Mua më është dhënë Keutheri, një lumë që rrjedh në Xhenet . Ai rrjedh në sipërfaqe e shtrati i tij në tokën e Xhenetit nuk është i çarë. Brigjet anësore të tij janë ndërtuar me kubé perlash. Kur preka me dorë tabanin e tij, vërejta se ai ishte prej misku shumë aromatik. Guralecët e tij ishin perla.” Imam Ahmedi sjell hadi - thin tjetër nga Enesi, se Profeti i Allahut ka thënë: 2938. “Hyra në Xhenet dhe u ndodha përpara një lumi, brigjet anësore të të cilit ishin me tenda prej perlash. Kur preka taba - nin e lumit, ai ishte misk shumë aromatik. Pyeta: “Çfarë është ky, o Xhibril?” Ai tha: “Ky është Keutheri, që të dhuroi Zoti i Lartësuar.” - “Prandaj, ti falu për hir të Zotit tënd dhe bëj kurban për Të!” - Pra, ashtu sikurse të dhamë mirësi të shumta në dynja dhe në ahiret, mes të cilave edhe ai lumë i mrekullueshëm, po ashtu tregohu i sinqertë për Zotin tënd dhe bëj kurban për Të. Tregohu i sinqertë me Zotin tënd qoftë në namazet, që i përkushton Atij, si të detyrue - shmet, dhe ato vullnetaret, po kështu edhe në të gjitha ritet e tjera, siç është edhe kurbani. Kurbani është një adhurim që i përkushtohet vetëm Allahut të Madhëruar, që bëhet me derdhjen e gjakut të kafshës së kurbanit, duke përmendur emrin e Zotit e për hir të Tij, sikurse ka thënë i Lartësuari në ajetin tjetër: “ Thuaj: “Namazi im, kur - bani im, jeta ime dhe vdekja ime janë të gjitha për Allahun, Zotin e botëve. Ai nuk ka ortak. Për këto jam urdhëruar dhe unë jam i pari i (muslimanëve) atyre që i nënshtrohen Atij! ” [En’am 162, 163]. Pro - feti ﷺ thoshte shpesh: 2939. “Ai që fal namazin tonë dhe bën kurban si ne, ai i ka përmbushur ritet e adhurimit. Nëse dikush e ther kurbanin përpara faljes së namazit të Bajramit, ai nuk konsiderohet si kurban.” Atëherë u ngrit Burdete Ibn Nijari e tha: “O i Dërguari i Allahut, unë e bëra kurbanin përpara faljes së Bajramit, duke menduar se kjo është një ditë, që njerëzit dëshirojnë mishin.” Profeti tha: “Bagëtia që there është thjesht për ushqim (pra nuk konsiderohet si kurban për Zotin).” Burdete tha sërish: “O i Dërguari i Zotit, unë kam një kec të vogël (pa bërë vitin), që e dua më shumë sesa dy dele bashkë. A më vlen ta bëj si kurban?” Profeti i tha: “Të vlen ty, por askujt tjetër pas teje (sepse për dhitë është kusht që të ketë mbushur një vit, që të vlejë si kurban).” - “S’ka dyshim se ai që të urren ty është farëshuar.” - Ai që të urren ty, o Muha - med, dhe ai që urren Shpalljen dhe të vërte - tën që solle prej Zotit, argumentet e qarta

dhe të dukshme, dritën dhe udhëzimin, ai është farësosuri, i poshtëruari, i mjeri, i ngrati, që do t’i harrohet emri dhe askush nuk do ta kujtojë. Sudiju thotë se, mes arabëve ishte i përhapur si zakon që, për atë që i vdisnin djemtë thuhej: “ betara”, pra, iu shua fara, mbeti pa pasardhës. Kështu, kur Profetit i vdiqën djemtë, ata thanë: iu shua fara Muhamedit, por Allahu i Madhëruar tha: “S’ka dyshim se ai që të urren ty është farëshuar.” Pra, ajo që thonë ata nuk është kurrsesi e vërtetë. Përkundrazi, ai do të ketë pasues dhe Allahu i Madhëruar do të përje - tësojë emrin e kujtimin e Tij në të gjithë botën. Ai do ta bëjë që Sheriati, që solli Muhamedi nga Zoti të triumfojë mbi të gjithë popujt. Kështu do të vazhdojë deri në ditën e premtuar, pra, Ditën e Gjykimit. Ky është fundi i përmbledhjes së tefsirit të sures Keuther.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 108:1–108:3

Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit të Tij të dashur (a.s.), duke i përkujtuar mirësitë e mëdha që ka përgatitur për të: - “Ne të dhamë ty mirësi të shumta.” – Keuther-in, domethënë mirësitë e mëdha të Zotit të Lartësuar ndaj Profetit (a.s.). Mes këtyre mirësive dhe begative të pamata, është edhe një lumë në Xhenet, që quhet Keuther, të cilin Allahu i Lartësuar e ka ruajtur për Profetin (a.s.). Një prej mirësive të tij është edhe Hauđi, gjatësia dhe gjerësia e të cilit është një muaj. Uji i tij është më i bardhë se qumështi dhe më i ëmbël se mjalti. Gotat që janë vendosur pranë tij janë të shumta dhe të shndritshme si yjet në qiell. Kush pi një herë të vetme prej tij, nuk do të ketë më etje kurrë. Prej këtij Hauđi do të pinë besimtarët, të cilëve do t’ua japë vetë me dorën e tij Muhamedi (a.s.). Pasi i kujtoi Profetit të Tij (a.s.) këto mirësi të premtuara, Allahu i Lartësuar e urdhëron atë që të jetë mirënjohës për to: - “Prandaj, ti falu për hir të Zotit tënd dhe bëj kurban për Të!” - Janë veçuar këto dy rite, sepse ato janë ndër më të rëndësishmet dhe ndër rrugët më të dashura për t’u afruar tek Allahu i Madhëruar. Namazi shpreh nënshtrimin e plotë të zemrës dhe gjymtyrëve vetëm për Allahun e Lartësuar. Gjatë tij, zemra dhe trupi, me përkushtim dhe dashuri ndaj Allahut, kalojnë nga një adhurim në tjetrin. Kur qëndron në këmbë, besimtari këndon me drojë ajetet Kur'anore, pastaj me përunjësi të plotë bie në ruku, duke bërë tesbih dhe lavde për Allahun e Madhëruar, për të kaluar pastaj në sexhde, e cila është kulmi i përulësisë dhe momenti më pranë Allahut, kur Ai dëgjon çdo lutje drejtuar nga robi i Tij. Ndërsa kurbani edukon bujarinë dhe shtyp koprracinë. Robi zgjedh më të bukurën dhe më të mirën bagëti për t’ia përkushtuar Zotit si kurban. - “S’ka dyshim se ai që të urren ty është farëshuar.” – Kuptimi: Ai që të urren ty, që të fyen dhe të përmend për keq, pikërisht ai është “el ebter” – farëshuar, sepse veprat do t’i asgjësohen dhe nami do t’i zhduket. Ndërsa Muhamedi (a.s.) është tërësisht i kompletuar me cilësitë më të mira si një krijesë e Zotit. Ai do të përkujtohet shumë ndër njerëz dhe pasuesit e rrugës së tij do të jenë të jashtëzakonshëm.

← Kevther 108:3