We ‘utbi’u fi hedhihi la’neten we jewmel-kijameti bi’se er-rifdul-merfudu
Edhe në këtë botë ata i përcolli mallkimi, e edhe në ditën e kijametit. Sa e keqe është ajo dhuratë e dhuruar.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Medjen quhej një fis sipas emrit të një prej djemve të Ibrahimit, e të cilit i takonte edhe Shuajbi. Ka mendime se vendi që quhej Medjen, ishte diku jo larg Tebukut. Përveç thirrjes që iu bëri për besim të drejtë, sikurse edhe pejgamberët e tjerë, Shuajbi ua tërhoqi vërejtjen të mos mashtrojnë njerëzit, duke iu matur e peshuar me hile. Ata u tallën me Shuajbin dhe i thanë, se a thua feja e tij po e urdhëroka që ta lënë fenë e baballarëve dhe të masin drejt? Shuajbi iu tha: Mua më dërgoi Zoti, atë që ju urdhëroj juve e kryej edhe vetë, pra mos të bëhet shkak urrejtja ndaj meje e të mbeteni pa besim të drejtë, se do të dënoheni sikurse u dënuan ata, që ishin para jush. Ata nuk e dëgjuan, bile edhe ju kërcënuan, por kishin frikë fisin e tij, dhe ashtu mbetën të humbur. U shkatërruan me një zë të tmerrshëm, që i thirri Xhibrili. Dënimi i tyre kishte edhe momente të tjera të tmerrshme siç është përmendur në A’raf, në Shuaraë dhe këtu.
We ma dhelemnahum we lekin dhelemu ‘enfusehum fema ‘egnet ‘anhum ‘alihetuhumu elleti jed’une min duni Ellahi min shej’in lemma xha’e ‘emru rabbike we ma zaduhum gajre tetbibin
Ne nuk u bëmë padrejtë atyre, por ata vetvetes i bënë padrejtë. E kur erdhi urdhri i Zotit tënd, atyre nuk u ndihmuan asgjë zotat e tyre, të cilëve u luteshin pos All-llahut, dhe nuk fituan tjetër pos shkatërrim.
‘Inne fi dhalike le’ajeten limen hafe ‘adhabel-’ahireti dhalike jewmun mexhmu’un lehu en-nasu we dhelike jewmun mesh/hudun
Në këto (rrëfime) me të vërtetë ka një përvojë për atë që i frikësohet dënimit të botës tjetër. Ajo është ditë e tubimit të njerëzve dhe ajo është ditë dëshmuese.
We ‘emmal-ledhine su’idu fefil-xhenneti halidine fiha ma dameti es-semawatu wel-’erdu ‘illa ma sha’e rebbuke ‘ata’en gajre mexhdhudhin
E për sa u përket atyre fatmirëve, ata jan në xhennet përgjithmonë, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç atë çka do Zoti yt (All-llahu ju dhuron) shpërblim të pakëputur.
Fela teku fi mirjetin mimma ja’budu ha’uula’ ma ja’budune ‘illa kema ja’budu ‘aba’uuhum min kablu we ‘inna lemuweffuhum nesibehum gajre menkusin
Për adhurimin që bëjnë këta (idhujtarët), ti mos ki dyshim (se është i kotë). Nuk adhurojnë tjetër vetëm si adhuronin më parë prindërit e tyre, e Ne do t'ua japim pjesën e tyre pa mangësi.
We lekad ‘atejna musal-kitabe fahtulife fihi we lewla kelimetun sebekat min rabbike lekudije bejnehum we ‘innehum lefi shekkin minhu muribin
Ne edhe Musait i patëm dhënë librin, e u bë përçarje rreth tij, e sikur të mos ishte vendimi i Zotit tënd i përcaktuar më herët, me siguri do të kryhej (dënimi kundër tyre). Vërtet, ata (populli yt) kanë shprehur dyshim rreth tij.
S'ka tjetër, vetëm se secilit prej tyre Zoti yt do t'u përmbushë veprat e tyre, se Ai është i njohur hollësisht për atë që veprojnë.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pas rrëfimit të lajmeve mbi ndëshkimet, që i përjetuan popujt e padëgjueshëm, rrë - fime të cilat njerëzit nuk do t’i dinin sikur të mos ishte shpallja prej Zotit, vihet në pah drejtësia e Zotit, i cili e urren zullumin, por ata me këmbëngulje vendosën të bëjnë aso veprash, të cilat drejtësia i gjykon. Qëllimi i rrëfimeve të tilla, nuk është thjesht sa për dëfrim, por ka si qëllim udhëzimin, të cilin do ta përfitojnë njerëzit nga përvoja e dënimit që përjetuan ata, që nuk ishin në rrugën e drejtë dhe ashtu të përgatiten me besim të drejtë e vepra të mira për Ditën e Gjykimit, në të cilën do të dëshmohet për çdo send, do të jepet shpërblimi i merituar, i cili do të përcillet me gëzim ose me mjerim - Ruana Zot! Rreth kuptimit të domethënies: përgjithmonë në xhehenem, përveç asaj çka dëshiron Zoti, i cili bën çka të dojë..., siç është një rast kësisoji, edhe në ajetin 128 të kapti - nës En-am, kur është fjala për ata të xhehenemit, komentatorët e Kuranit kanë dhënë shpjegime të gjithanshme. Do të ishte më drejtë që përjashtimi, i cili kuptohet prej: il-la ma shae rabbuk - me përjashtim të asaj çka dëshiron Zoti yt - , të bartet te besimtarët mëkatarë, të cilët kurdoherë do të hiqen prej xhehenemit pasi Zoti do t’u lejojë ndërmjetësimin e ndërmjetësuesve (shefaatin e shefaatxhinjve), pra kjo është ajo çka dëshiron Zoti. Allahu a’ëlemu!
Shpërndaj
—Recitimi nuk u hap. Provoni një recitues tjetër ose kontrolloni lidhjen.
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.