110. Nasr

سورة الـنصر 3 ajete
Përkthimi Sherif Ahmeti
Texhvid

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

إِذَا جَآءَ نَصۡرُ ٱللَّهِ وَٱلۡفَتۡحُ

Kur erdhi ndihma e All-llahut dhe çlirimi (ngadhënjimi),

2

وَرَأَيۡتَ ٱلنَّاسَ يَدۡخُلُونَ فِي دِينِ ٱللَّهِ أَفۡوَاجٗا

Dhe i pe njerëzit që po hyjnë turma-turma në fenë e All-llahut.

3

فَسَبِّحۡ بِحَمۡدِ رَبِّكَ وَٱسۡتَغۡفِرۡهُۚ إِنَّهُۥ كَانَ تَوَّابَۢا

Ti, pra, lartësoje Zotin tënd duke falënderuar dhe kërko nga Ai falje. Ai vërtet pranon shumë pendimin, është mëshirues i madh.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kjo sure i shpallet Muhamedit a.s., kur ai ishte në Haxhin e Lamtumirës dhe pas kësaj shpalljeje Pejgamberi a.s. jeton edhe nja tetëdhjetë ditë. Pejgamberi a.s. qe lajmëruar, se do ta çlirojë Mekën disa vjet më parë, dhe lajmërimi për këtë fshehtësi, që dikur u bë realitet ishte një nga argumentet, se Muhamedi a.s. vërtet ishte i Dërguar i Zotit. Fiset e arabëve pritnin, se çka do të bëhej me Mekën dhe thoshin “Nëse Muhamedi arrin ta çlirojë Mekën, vërtetë ai është Pejgamber”. Kur u çlirua Meka pa luftë njerëzit grupe-grupe nisën ta pranojnë Fenë Islame dhe brenda dy viteve, nuk mbeti fis arab, që nuk e pranoi Fenë Islame, e Pejgamberi i shihte njerëzit si vinin me turma dhe deklaroheshin për Fenë Islame. Zoti ia përkujton këtë të mirë dhe i thotë: “Të erdhi