12. Jusuf · Ajeti 42 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 12:35–12:42

Sprova e katër dhe e fundit për Jusufin ishte burgu. Paria e Egjiptit e vërtetoi se Jusufi ishte i pafajshëm, por për hir të autoritetit të gruas së ministrit, edhe pse pa të drejtë, vendosi ta burgosë kinse si fajtor.

Ndodhi që bashkë me Jusufin të burgosen edhe dy të rinj, shërbëtorë të sundimtarit. Ata kishin kuptuar se Jusufi i interpreton ëndërrat, andaj edhe e pyetën. Është karakteristike se Jusufi edhe në burg, edhe në momentin më të vështirë, nuk e harroi detyrën e shenjtë, thirrjen në besim të drejtë, andaj para se t'ua shpjegojë ëndërrat, filloi shpjegimin rreth besimit të drejtë dhe rreth asgjësimit të besimeve të kota. Mandej u sqaroi edhe rrjedhimin e domethënies së ëndërrave. Thuhet se kur u komentoi ëndërrat, ata thanë se nuk kemi parë farë ëndërre, e ai ju tha, keni parë s'keni parë, do t'ju ngjajë çka ju thash. Këtu Jusufi e bën një lëshim të vogël, por për të, si pejgamber, ishte i madh. Atij për të cilin e dinte se do të lirohej prej burgut i tha që t'ia sjellë ndërmed zotëriut të tij çështjen se si Jusufi mbeti në burg pa faj. Mirëpo, ai harroi dhe Jusufi mbeti në burg shtatë vjet.

Thuhet se paska thënë Xhibrili: Kush të shpëtoi prej mbytjes, kush të nxori nga bunari, kush të mbrojti prej punës së keqe, kush të largoi sherrin e grave" E, Jusufi në të gjitha këto është përgjegjur: Allahut Atëherë Xhibrili i thotë: përse pra u mbështete te njeriu kur i the atij të përmend I te zorëriu7 Jusufi tha: gabova, dhe e luti Zotin të mëshirojë. Xhibrili i tha: Zoti ta fali gabimin, I por për një kohë do të mbetesh në burg.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 12:41–12:42

Jusufi (a.s.) i ftoi dy shokët e vet me shumë kujdes në fenë e vërtetë dhe besimin e pastër, duke e kumtuar qartë e kuptueshëm atë. Ai u tregoi atyre rëndësinë e teuhidit, madje i ftoi në të përpara se t’u shpjegonte ëndrrat, duke treguar kështu për rëndësinë e çështjes së besimit, së cilës i jepet përparësi më shumë se çdo çështje tjetër. Vetëm pasi bëri këtë mirësi, vijoi të shpjegonte ëndrrat e tyre. - O dy shokët e mi të burgut! Njëri prej jush do t’i shërbejë verë zotërisë të vet, - Shpjegimi i ëndrrës së njërit prej jush është se ai do t’i shërbejë verë zotërisë së vet, pra, mbretit. - kurse tjetri do të kryqëzohet dhe shpendët do t’i hanë kokën. - Tjetrin, mbreti do ta mbërthejë në trung dhe zogjtë do të vijnë e do të hanë prej kokës së tij. Kështu, Jusufi (a.s.) nuk e përcaktoi qartë se për cilin prej tyre ishte shpjegimi përkatës, por ua dha shpjegimin të dyve bashkë. Ai përdori shprehjet: “ Njëri prej jush ” dhe “tjetri”, për të mos ua thënë drejtpërdrejt. Në lidhje me këtë, Theuriu përcjell se Ibrahim Ibn Abdilahi ka thënë: “Pasi i shtruan kërkesën Jusufit dhe ai ua shpjegoi ëndrrat që ata i treguan se kishin parë, ata i thanë atij: “Në fakt, ne nuk kemi parë asgjë nga këto që të thamë.” Por ai u tha: - Kështu është përcaktuar çështja, për të cilën kërkuat shpjegim. - Kështu është përcjellë edhe nga Ibn Mesudi, e po kështu e ka shpjeguar edhe Muxhahidi dhe të tjerë. Kuptimi është që ai që pretendon më kot se ka parë një ëndërr dhe i jepet shpjegimi për të, atëherë ajo do të ndodhë ashtu si shpjegohet. Allahu e di më mirë. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Muavija, ky nga Hajdete, se Profeti ﷺ ka thënë: 151 8. “Ëndrra qëndron si e varur në këmbën e zogut, për sa kohë nuk interpretohet. Por nëse interpretohet, ashtu bie e përmbushet.” Musned-in e Ebu Jalas vjen një hadith merfu’ nga Enesi, që thotë: 1519. “Ëndrra qëndron si e varur në këmbën e zogut, për sa kohë nuk interpretohet. Por nëse interpretohet, ashtu bie e përmbushet.”” Në Musned-in e Ebu Jalas vjen një hadith merfu’ nga Enesi, që thotë: 1520. “Ëndrra (interpretimi i saj) i takon shpjeguesit të parë.” - Atij, për të cilin besonte se do të shpëtonte, i tha: “Më kujto mua te zotëria yt!”. - Jusufi e porositi atë djalosh dhe i tha: “Më kujto te zotëria yt!” Pra, kujtoje mbretin në lidhje me çështjen time. Por ai e harroi porosinë e Jusufit. Edhe kjo ishte pjesë e kurtheve të shejtanit të mallkuar kundër Jusufit: - Por shejtani e bëri të harronte e të mos e kujtonte te zotëria i tij. - Edhe pse Jusufi e porositi djalin që ta përmendte tek mbreti, shejtani i mallkuar e bëri që ta harronte, dhe Jusufi mbeti disa vite në burg. - Dhe kështu ai (Jusufi) mbeti në burg edhe për disa vjet. - Fjala e përdorur në ajet për të treguar qëndrimin e Jusufit në burg është ‘ bid’a sinin’ . Kjo fjalë ka kuptimin: “nga tre, deri në nëntë vjet”. Sidoqoftë, Allahu i Lartësuar është më i ditur.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 12:41–12:42

- “O dy shokët e mi të burgut! Njëri prej jush do t’i shërbejë verë zotërisë të vet, kurse tjetri do të kryqëzohet dhe shpendët do t’i hanë kokën.” - Sipas shpjegimit, ai i cili pa në ëndërr se po shtrydhte lëng frutash, do të dilte nga burgu dhe do t’i shërbente pije zotërisë së tij sërish, ashtu si më parë. Për sa i përket tjetrit, që kishte parë në ëndërr se po mbante mbi kokë bukë, të cilën po e hanin zogjtë, ai do të ekzekutohej. Pas ekzekutimit, ai nuk do të varrosej, por do të kryqëzohej në një vend të hapur, ku zogjtë do t’i çukisnin pastaj kokën. Ky shpjegim do të bëhej realitet pikërisht ashtu siç u tha, dhe kjo nuk kishte dyshim:

- “Kështu është përcaktuar çështja, për të cilën kërkuat shpjegim.” - Ky është interpretimi i ëndrrave tuaja. Kjo është një çështje tashmë e përcaktuar dhe e pandryshueshme. - “Atij, për të cilin besonte se do të shpëtonte, i tha: “Më kujto mua te zotëria yt!”.” - Jusufi iu drejtua të riut që, sipas ëndrrës, do të lirohej dhe do t’i shërbente zotërisë së tij, dhe i tha: “Më kujto mua te zotëria yt!”. Pra, hape çështjen time te zotëria yt, se mbase kështu ai vendos që të pastrojë figurën time para ligjit dhe të më lirojë nga burgu. Por Allahu i Madhëruar thotë: - “Por shejtani e bëri të harronte e të mos e kujtonte te zotëria i ti j ...” - Shejtani i mallkuar e bëri atë djalë që, kur të dilte, ta harronte Allahun dhe gjithçka që të afron tek Allahu. Ndër çështjet që harroi ishte edhe porosia e Jusufit, i cili e meritonte që të shpërblehej për bamirësinë që i kishte bërë në burg. Por, gjithsesi, çdo gjë ndodh me përcaktimin e Allahut të Lartësuar, i Cili do ta çonte deri në fund planin e Tij: - “Dhe kështu ai mbeti në burg edhe për disa vjet.” - Shprehja: "bid'a sinin" do të thotë: nga tre deri në nëntë vjet. Për këtë arsye, thuhet se Jusufi ka qëndruar në burg shtatë vjet. Pastaj, kur Allahu i Lartësuar deshi ta nxirrte Jusufin nga burgu, caktoi një shkak për ta realizuar këtë vendim. Qëllimi ishte që ta ngrinte lart gradën dhe famën e Jusufit. Shkak u bë një ëndërr që pa Mbreti i atij vendi.

← Jusuf 12:42