13. Rad · ajete 24–28

سورة الرّعد
24

سَلَٰمٌ عَلَيۡكُم بِمَا صَبَرۡتُمۡۚ فَنِعۡمَ عُقۡبَى ٱلدَّارِ

Selamun ‘alejkum bima sebertum feni’me ‘ukba ed-dari

(u thonë) Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin; sa përfundim i lavdishëm është ky vend.

25

وَٱلَّذِينَ يَنقُضُونَ عَهۡدَ ٱللَّهِ مِنۢ بَعۡدِ مِيثَٰقِهِۦ وَيَقۡطَعُونَ مَآ أَمَرَ ٱللَّهُ بِهِۦٓ أَن يُوصَلَ وَيُفۡسِدُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِ أُوْلَٰٓئِكَ لَهُمُ ٱللَّعۡنَةُ وَلَهُمۡ سُوٓءُ ٱلدَّارِ

Wel-ledhine jenkudune ‘ahdel-lahi min ba’di mithakihi we jekta’une ma ‘emerel-lahu bihi ‘en jusele we jufsidune fil-’erdi ‘ula’ike lehumul-la’netu we lehum su’u ed-dari

E ata që e thyejnë besën e dhënë All-llahut pasi u patën zotuar, e këpusin atë për të cilën All-llahu ka urdhëruar të jetë e pakëputur, bëjnë shkatërrime në tokë, ata janë të mallkuar dhe ata kanë përfundim të keq.

26

ٱللَّهُ يَبۡسُطُ ٱلرِّزۡقَ لِمَن يَشَآءُ وَيَقۡدِرُۚ وَفَرِحُواْ بِٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا وَمَا ٱلۡحَيَوٰةُ ٱلدُّنۡيَا فِي ٱلۡأٓخِرَةِ إِلَّا مَتَٰعٞ

Ellahu jebsutu er-rizka limen jesha’u we jekdiru we ferihu bil-hejæti ed-dunja we mal-hejætu ed-dunja fil-’ahireti ‘illa meta’un

All-llahu i ofron furnizim me bollëk atij që do dhe ia kufizon (atij që do). Po ata (jobesimtarët) janë të gëzuar me jetën e kësaj bote. E jeta e kësaj bote ndaj botës tjetër nuk është tjetër vetëm se një përjetim (i shkurtër).*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Njëri ndër argumentet që japin të kuptosh për fuqinë e pakufishme të Zotit Krijues është shiu i kohëpaskohshëm, i cili i jep jetë çdo sendi e gjallese. Prej shiut formohen ujërrjedhëse të mëdha ose të vogla dhe gjatë rrjedhjes së ujit me vrull formohet një shkumë, e cila qëndron mbi sipërfaqen e ujit dhe duket si një begati. Në të vërtetë, ajo është vetëm një mashtrim, pse pas pak kohe ajo, së bashku me mbeturinat skajohet buzëve të rrjedhës, e prej saj nuk ka kurrfarë dobie. I dobishëm ishte uji, të cilin e thithi toka, formoi lagështi të cilën e ruan për ushqimin e bimëve. E pavërteta, e kota në këtë jetë duket se po rritet, po përparon, e në realitet ajo nuk është asgjë, s’ka dobi prej saj dhe zhduket shumë shpejt. Ndërsa vepra e mirë, e drejtë dhe e vërtetë, është si uji që mbetet në tokë dhe ruhet për një nevojë më të madhe. Njerëzit janë të urdhëruar ta mbajnë besën e dhënë Allahut: besimin në një Zot, besimin në të gjithë pejgamberët dhe shpalljet dhe ta ruajnë afërsinë e gjakut mes vete, të mbajnë lidhje me të afërmit dhe kurrsesi të mos e këpusin atë. Njerëzit që respektojnë porositë e Zotit do të shpërblehen me qendrën e xheneteve dhe për hir të asaj që ata në dynja ishin të durueshëm në zbatimin e detyrimeve dhe në shmangien e dëshirave të epshit ndaj veprave të këqija, melaiket do t’i përshëndesin, do t’ju urojnë kënaqësinë e përjetshme, e Zoti i Madhëruar do t’ua bashkojë atyre në xhenet, edhe prindërit, edhe bashkëshortet, edhe fëmijët, e për të mos i lënë me ndonjë brengë, kuptohet nëse edhe këta të fundit sado kudo kanë vepra të mira.
27

وَيَقُولُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَوۡلَآ أُنزِلَ عَلَيۡهِ ءَايَةٞ مِّن رَّبِّهِۦۚ قُلۡ إِنَّ ٱللَّهَ يُضِلُّ مَن يَشَآءُ وَيَهۡدِيٓ إِلَيۡهِ مَنۡ أَنَابَ

We jekulul-ledhine keferu lewla ‘unzile ‘alejhi ‘ajetun min rabbihi kul ‘innall-llahe judillu men jesha’u we jehdi ‘ilejhi men ‘enabe

E ata që nuk besuan (idhujtarët mekas) thonë: "Përse nuk iu shpall (Muhammedit) ndonjë mrekulli nga Zoti i tij?" Thuaj: "(Iu shpall Kur'ani, por ju u verbuat) All-llahu e le të humbur atë që do, kurse atë që pendohet nga të këqijat e shpie në rrugë të drejtë".

28

ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَتَطۡمَئِنُّ قُلُوبُهُم بِذِكۡرِ ٱللَّهِۗ أَلَا بِذِكۡرِ ٱللَّهِ تَطۡمَئِنُّ ٱلۡقُلُوبُ

el-Ledhine ‘amenu we tetme’innu kulubuhum bidhikri Ellahi ‘ela bidhikri Ellahi tetme’innul-kulubu

Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen.