15. Hixhr · Ajeti 19

سورة الحجر
Përkthimi Sherif Ahmeti
19

وَٱلۡأَرۡضَ مَدَدۡنَٰهَا وَأَلۡقَيۡنَا فِيهَا رَوَٰسِيَ وَأَنۢبَتۡنَا فِيهَا مِن كُلِّ شَيۡءٖ مَّوۡزُونٖ

E tokën e kemi shtruar dhe në të kemi vuar kodra dhe kemi bërë që në të të mbijnë bimë të caktuara të të gjitha llojeve.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pas përshkrimit të shkatërrimit të trupave qiellorë përmendet trazimi i varreve, që ka si qëllim ngritjen e njerëzve prej tyre, daljen në sipërfaqe. Atëbotë gjithkush do ta dijë, se çfarë punësh të mira ka bërë dhe çfarë tradita të mira ka lënë pas, për të cilat do të shpërblehet. Po kështu vlen edhe për punën dhe traditën e keqe të lënë pas. Njeriut i thuhet: si u mashtrove e nuk e falënderove Zotin tënd, që është Bujar e Mëshirues, por është edhe ndëshkues i rreptë ndaj kundërshtarëve. A thua djalli të mashtroi duke të thënë: puno keq sa të duash, se Zoti është Mëshirues, apo nuk besove fare në këtë ditë. A nuk e dite, se engjëjt shënojnë çdo vepër tënden, e sot të mirët janë në xhenet, e të këqijtë në xhehenem dhe askush nuk ka gjë në dorë pos Allahut. Falënderoj Allahun e Madhëruar!