15. Hixhr · ajete 35–41

سورة الحجر
35

وَإِنَّ عَلَيۡكَ ٱللَّعۡنَةَ إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلدِّينِ

We ‘inne ‘alejkel-la’nete ‘ila jewmi ed-dini

"Vërtet, mallkimi kundër teje qoftë deri në ditën e gjykimit".

36

قَالَ رَبِّ فَأَنظِرۡنِيٓ إِلَىٰ يَوۡمِ يُبۡعَثُونَ

Kale rabbi fe’endhirni ‘ila jewmi jub’athune

(Iblisi) Tha: "Zoti im, më jep pra afat deri në ditën kur ata (njerëzit) të ringjallen!"

37

قَالَ فَإِنَّكَ مِنَ ٱلۡمُنظَرِينَ

Kale fe’inneke minel-mundherine

(Zoti) Tha: "Ti je prej të afatizuarve,"

38

إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡوَقۡتِ ٱلۡمَعۡلُومِ

‘Ila jewmil-wektil-ma’lumi

"deri në kohën e ditës së caktuar".

39

قَالَ رَبِّ بِمَآ أَغۡوَيۡتَنِي لَأُزَيِّنَنَّ لَهُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَأُغۡوِيَنَّهُمۡ أَجۡمَعِينَ

Kale rabbi bima ‘egwejteni le’uzejjinenne lehum fil-’erdi we le’ugwijennehum ‘exhma’ine

(Iblisi) Tha: "Zoti im, për shkak se më përzure (më largove), unë do t'ua zbukuroj (të këqijat) atyre sa të jenë në tokë (në këtë botë) dhe të gjithë ata do t'i largoj nga rruga e drejtë!"

40

إِلَّا عِبَادَكَ مِنۡهُمُ ٱلۡمُخۡلَصِينَ

‘Illa ‘ibadeke minhumul-muhlesine

Përveç robërve të Tu, të cilët i ke bërë të sinqertë.

41

قَالَ هَٰذَا صِرَٰطٌ عَلَيَّ مُسۡتَقِيمٌ

Kale hadha siratun ‘alejje mustekimun

(Madhëria e Tij) Tha: "Kjo është rruga Ime e drejtë (e qartë)".