15. Hixhr · ajete 45–55

سورة الحجر
45

إِنَّ ٱلۡمُتَّقِينَ فِي جَنَّٰتٖ وَعُيُونٍ

‘Innel-muttekine fi xhennatin we ‘ujunin

E ata, të cilët iu ruajtën (mosbesimit dhe punëve të këqija) janë në xhennete e mes burimeve.

46

ٱدۡخُلُوهَا بِسَلَٰمٍ ءَامِنِينَ

Edhuluha biselamin ‘aminine

(u thuhet) Hyni në to, të shpëtuar (prej çdo të keqeje) të siguruar (nga vdekja).

47

وَنَزَعۡنَا مَا فِي صُدُورِهِم مِّنۡ غِلٍّ إِخۡوَٰنًا عَلَىٰ سُرُرٖ مُّتَقَٰبِلِينَ

We neza’na ma fi sudurihim min gillin ‘ihwanæn ‘ala sururin mutekabiline

Ne kemi hequr prej zemrave të tyre çfarëdo urrejtje, e ata në mbështetëse qëndrojnë ballë për ballë njëri-tjetrit duke qenë të vëllazëruar.

48

لَا يَمَسُّهُمۡ فِيهَا نَصَبٞ وَمَا هُم مِّنۡهَا بِمُخۡرَجِينَ

La jemessuhum fiha nesebun we ma hum minha bimuhrexhine

Ata aty nuk i godet kurrfarë lodhje dhe nuk do të nxirren kurrë prej tij.

49

۞ نَبِّئۡ عِبَادِيٓ أَنِّيٓ أَنَا ٱلۡغَفُورُ ٱلرَّحِيمُ

Nebbi’ ‘ibadi ‘enni ‘enal-gafuru er-Rehimu

Njoftoi robërit e Mi se vërtet Unë jam Ai që fal shumë dhe mëshirues i madh.

50

وَأَنَّ عَذَابِي هُوَ ٱلۡعَذَابُ ٱلۡأَلِيمُ

We ‘enne ‘adhabi huwel-’adhabul-’elimu

Po (njoftoji) se edhe dënimi Im është ai dënim i dhembshëm.

51

وَنَبِّئۡهُمۡ عَن ضَيۡفِ إِبۡرَٰهِيمَ

We nebbi’hum ‘an dejfi ‘ibrahime

E njoftoi edhe për musafirët e Ibrahimit.

52

إِذۡ دَخَلُواْ عَلَيۡهِ فَقَالُواْ سَلَٰمٗا قَالَ إِنَّا مِنكُمۡ وَجِلُونَ

‘Idh dehalu ‘alejhi fekalu selamæn kale ‘inna minkum wexhilune

Kur ata hynë tek ai dhe thanë: "Selamen - e përshëndetën, e ai (Ibrahimi) tha: "Ne po frikësohemi prej jush!"

53

قَالُواْ لَا تَوۡجَلۡ إِنَّا نُبَشِّرُكَ بِغُلَٰمٍ عَلِيمٖ

Kalu la tewxhel ‘inna nubeshshiruke bigulamin ‘alimin

Ata i thanë: "Mos u frikëso, ne po të marrim myzhde për një djalë të zgjuar!"

54

قَالَ أَبَشَّرۡتُمُونِي عَلَىٰٓ أَن مَّسَّنِيَ ٱلۡكِبَرُ فَبِمَ تُبَشِّرُونَ

Kale ‘ebeshshertumuni ‘ala ‘en messenijel-kiberu febime tubeshshirune

Ai (Ibrahimi) tha: "A më merrni myzhde kur më ka kapur mua pleqëria? Me çka po më përgëzoni ju?"

55

قَالُواْ بَشَّرۡنَٰكَ بِٱلۡحَقِّ فَلَا تَكُن مِّنَ ٱلۡقَٰنِطِينَ

Kalu beshshernake bil-hekki fela tekun minel-kanitine

Ata thanë: "Ne të morëm myzhde me atë që është e sigurt e ti mos u bën i pashpresë!"