15. Hixhr · ajete 67–74

سورة الحجر
67

وَجَآءَ أَهۡلُ ٱلۡمَدِينَةِ يَسۡتَبۡشِرُونَ

We xha’e ‘ehlul-medineti jestebshirune

E banuesit e qytetit (Sadum) erdhën të gëzuar duke i lajmëruar njëri-tjetrit.

68

قَالَ إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ ضَيۡفِي فَلَا تَفۡضَحُونِ

Kale ‘inne ha’uula’ dejfi fela tefdehuni

Tha: (Luti): "Këta janë musafirët e mi, e mos më turpëroni mua,"

69

وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَلَا تُخۡزُونِ

We etteku Ellahe we la tuhzuni

Edhe kini frikë All-llahun e mos më nënçmoni!

70

قَالُوٓاْ أَوَلَمۡ نَنۡهَكَ عَنِ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Kalu ‘ewelem nenheke ‘anil-’alemine

Ata thanë: "A nuk të kemi ndaluar që të mos na përzihesh në njerëzit (që ne i mësyjmë)?"

71

قَالَ هَٰٓؤُلَآءِ بَنَاتِيٓ إِن كُنتُمۡ فَٰعِلِينَ

Kale ha’uula’ benati ‘in kuntum fa’iline

Ai (Luti) tha: "Ja, këto (gratë) bijat e mia, nëse do të bëni (martohuni me to)!"

72

لَعَمۡرُكَ إِنَّهُمۡ لَفِي سَكۡرَتِهِمۡ يَعۡمَهُونَ

Le’amruke ‘innehum lefi sekretihim ja’mehune

Pasha jetën tënde (Muhammed), s'ka dyshim se ata (populli i Lutit) ishin të humbur në dehjen e tyre.

73

فَأَخَذَتۡهُمُ ٱلصَّيۡحَةُ مُشۡرِقِينَ

Fe’ehadhet/humu es-sejhetu mushrikine

E në kohën e lindjes (së diellit) ata i përfshiu ushtima e tmerrshme.

74

فَجَعَلۡنَا عَٰلِيَهَا سَافِلَهَا وَأَمۡطَرۡنَا عَلَيۡهِمۡ حِجَارَةٗ مِّن سِجِّيلٍ

Fexhe’alna ‘alijeha safileha we ‘emterna ‘alejhim hixhareten min sixhxhilin

Dhe duke e përmbysur anën e lartë të qytetit poshtë, Ne e përmbysëm dhe lëshuam mbi ta shi (të dheut të pjekur në xhehennem) si gurë.