15. Hixhr · Ajeti 73

سورة الحجر
Përkthimi Hasan Nahi
73

فَأَخَذَتۡهُمُ ٱلصَّيۡحَةُ مُشۡرِقِينَ

Ata i kaploi zëri i tmerrshëm (i Xhebrailit) kur lindi Dielli,[165]*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[165] Banorët e Sodomës, qytetit të Lutit, pësuan një sërë dënimesh, deri në shkatërrimin e plotë. Dënimi i parë ishte britma shurdhuese e engjëllit Xhebrail, në të lindur të diellit.