15. Hixhr · ajete 77–84

سورة الحجر
77

إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗ لِّلۡمُؤۡمِنِينَ

‘Inne fi dhalike le’ajeten lilmu’uminine

Për ata që besojnë, ka fakte në të.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pas përshkrimit të gjendjes së mëkatarëve e zullumqarëve në xhehenem, në këto ajete përshkruhet gjendja e fatbardhëve në xhenete plot burime e kënaqësi të tjera, e të pastruar prej veseve si: smirës, zilisë, ironisë etj., ata jetojnë pa brenga si vëllezër të dashur mes tyre. Përveç asaj, se ata nuk kanë përse të mundohen e të lodhen, nuk kanë as frikë se do të dalin prej aty, ose do të vdesin aty janë përjetë. Populli i Lutit ishte një ndër popujt më të shëmtuar në sjellje. Kishin sjellje të vrazhdë e shtazarake. Thuhet se Luti u largua vetëm me dy bijat e veta, ndërsa të gjithë të tjerët u shkatërruan. Luti u urdhërua të ecë pas bijave, që ato të mos frikësohen prej ndonjë sulmi. U urdhëruan të shkojnë drejt Shamit e në vendin ku ishte Ibrahimi a.s.
78

وَإِن كَانَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡأَيۡكَةِ لَظَٰلِمِينَ

We ‘in kane ‘eshabul-’ejketi ledhalimine

Edhe populli i "Ejkës" ishin zullumqarë.

79

فَٱنتَقَمۡنَا مِنۡهُمۡ وَإِنَّهُمَا لَبِإِمَامٖ مُّبِينٖ

Fantekamna minhum we ‘innehuma lebi’imamin mubinin

E Ne ndërmorëm kundër tyre (i shkatërruam), dhe që të dyja ato (vendi Sadum dhe Ejke) janë në rrugë që duken.

80

وَلَقَدۡ كَذَّبَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡحِجۡرِ ٱلۡمُرۡسَلِينَ

We lekad kedhdhebe ‘eshabul-hixhril-murseline

Edhe populli i "Hixhres" i përgënjeshtroi të dërguarit.

81

وَءَاتَيۡنَٰهُمۡ ءَايَٰتِنَا فَكَانُواْ عَنۡهَا مُعۡرِضِينَ

We ‘atejnahum ‘ajatina fekanu ‘anha mu’ridine

Ne u patëm parashtruar atyre argumentet (mrekullitë) Tona, por ata i kundërshtonin ato.

82

وَكَانُواْ يَنۡحِتُونَ مِنَ ٱلۡجِبَالِ بُيُوتًا ءَامِنِينَ

We kanu jenhitune minel-xhibali bujutæn ‘aminine

Ata skalisnin shtëpia në kodra shkëmbore për të qenë të sigurt.

83

فَأَخَذَتۡهُمُ ٱلصَّيۡحَةُ مُصۡبِحِينَ

Fe’ehadhet/humu es-sejhetu musbihine

E ata në mëngjes i goditi gjëmim i tmerrshëm e shkatërrues.

84

فَمَآ أَغۡنَىٰ عَنۡهُم مَّا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ

Fema ‘egna ‘anhum ma kanu jeksibune

Dhe nuk u ndihmoi atyre asgjë ajo që vepruan.