15. Hixhr · ajete 87–97

سورة الحجر
87

وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَٰكَ سَبۡعٗا مِّنَ ٱلۡمَثَانِي وَٱلۡقُرۡءَانَ ٱلۡعَظِيمَ

We lekad ‘atejnake seb’æn minel-methani wel-kur’anel-’adhime

Ne të kemi dhënë ty shtatë (ajete) që përsëriten (Fatiha përsëritet në rekate të namazit) edhe Kur'anin e madhërueshëm.

88

لَا تَمُدَّنَّ عَيۡنَيۡكَ إِلَىٰ مَا مَتَّعۡنَا بِهِۦٓ أَزۡوَٰجٗا مِّنۡهُمۡ وَلَا تَحۡزَنۡ عَلَيۡهِمۡ وَٱخۡفِضۡ جَنَاحَكَ لِلۡمُؤۡمِنِينَ

La temuddenne ‘ajnejke ‘ila ma metta’na bihi ‘ezwaxhæn minhum we la tehzen ‘alejhim we ehfid xhenaheke lilmu’uminine

E ty të mos shkojnë kurrsesi sytë në atë me çka Ne i pajisëm disa prej tyre, as mos u brengos për ta (pse nuk besuan), kurse ndaj besimtarëve jij i përulur e i butë.

89

وَقُلۡ إِنِّيٓ أَنَا ٱلنَّذِيرُ ٱلۡمُبِينُ

We kul ‘inni ‘ena en-nedhirul-mubinu

Dhe thuaj: "Unë jam qortues i hapët (për dënim nga Zoti për ata që kundërshtojnë)".

90

كَمَآ أَنزَلۡنَا عَلَى ٱلۡمُقۡتَسِمِينَ

Kema ‘enzelna ‘alel-muktesimine

(U sjellim dënim) Sikurse u sollëm atyre që bënë ndarjen (e librave të mëparshëm).

91

ٱلَّذِينَ جَعَلُواْ ٱلۡقُرۡءَانَ عِضِينَ

el-Ledhine xhe’alul-kur’ane ‘idine

Të cilët e bënë Kur'anin të ndarë në pjesë.

92

فَوَرَبِّكَ لَنَسۡـَٔلَنَّهُمۡ أَجۡمَعِينَ

Fewerebbike lenes’elennehum ‘exhma’ine

Pasha Zotin tënd, ata të gjithë do t'i marrim në përgjegjësi.

93

عَمَّا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ

‘Amma kanu ja’melune

Për atë se ç'vepruan.

94

فَٱصۡدَعۡ بِمَا تُؤۡمَرُ وَأَعۡرِضۡ عَنِ ٱلۡمُشۡرِكِينَ

Fasda’ bima tu’umeru we ‘a’rid ‘anil-mushrikine

Publiko haptas atë për të cilën urdhërohesh, e hiqju idhujtarëve.

95

إِنَّا كَفَيۡنَٰكَ ٱلۡمُسۡتَهۡزِءِينَ

‘Inna kefejnakel-mustehzi’ine

S'ka dyshim se Ne të mjaftojmë ty kundër atyre që tallen,

96

ٱلَّذِينَ يَجۡعَلُونَ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَۚ فَسَوۡفَ يَعۡلَمُونَ

el-Ledhine jexh’alune me’a Ellahi ‘ilehæn ‘ahare fesewfe ja’lemune

të cilët All-llahut i kundërvejnë zot tjetër, e më vonë ata do ta kuptojnë (prapavinë e tyre).

97

وَلَقَدۡ نَعۡلَمُ أَنَّكَ يَضِيقُ صَدۡرُكَ بِمَا يَقُولُونَ

We lekad na’lemu ‘enneke jediku sedruke bima jekulune

Ne dimë mirë se ti ngushtohesh shpirtërisht për atë që thonë ata.