16. Nahl · Ajeti 40 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 16:30–16:40
Pas përshkrimit të gjendjes së atyre që i mohonin argumentet e Zotit, në këto ajete përshkruhet gjendja e atyre që pranuan shpalljen, se si melaiket u marrin shpirtin, duke u garantuar shpëtim, hyrjen në xhennet, ngase sa ishin në kete jetë bene vepra të mira.
Ndëshkimet që i goditën ata që nuk respektuan udhëzimet e Zotit, ishin meritë e tyre, e jo dhunë prej Zotit. E thënia e tyre se sikur të dëshironte Zoti, ata nuk do të adhuronin idhujt, e as do të ndalonin ngrënien e disa kafshëve sikurse patën ndaluar, është thënie e pavend, pse për të mos adhuruar tjetër dhe për të mos marrë nëpër këmbë dispozitat e Zotit, Ai i dërgoi pejgamberët, të cilët u kumtuan njerëzve se çka pranon dhe çka pelqën Zoti e çka jo, e njëkohësisht njerëzve u mundësoi që ata vetë të zgjedhin. Atëherë, pas dërgimit të pejgamberëve dhe pas udhëzi të shpall përgjegjësia u mbetet vetë njerëzve. Pejgamberit i thuhet se, edhe pas përpjekjeve tua për t'i vënë njerëzit në rrugë të drejtë, disa prej tyre do të mbesin jashtë saj, këtë e ka ditur dhe e di Zoti, andaj të mos brengoset aq shumë Ringjallja nuk është punë e rëndë për Zotin, pse atë që e dëshiron Ai, ajo bëhet menjëherë, edhe pa i thënë: bëhu! Në Kur'an thuhet se i thotë bëhu!, me qëllim që ne ta kuptojmë më lehtë.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 16:38–16:40
- Ata u betuan në Allahun, me betimin e tyre më të fortë se Allahu nuk ka për ta ringjallur atë që vdes. - Allahu i Lartësuar na tregon se idhujtarët, me betimet e tyre më të forta e m ë të shpeshta, thoshin se Ai kurrë nuk ka për t’i ringjallur të vdekurit. Kjo bie ndesh me atë që kan ë lajmëruar profetët. K ështu, ata e bënin k ëtë për të mohuar mesazhet e dërguarve të Zotit. Duke mohuar këta trillues, mohues dhe refuzues të besimit të vërtetë, Allahu i Lavdëruar thotë: - Përkundrazi, (Ringjallja) është premtimi i Tij i prerë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” - Ringjallja është e pashmangshme dhe patjetër do të ndodhë. Për shkak të injorancës, shumica e njerëzve e kundërshtojnë rrugën e profetëve dhe refuzojnë mesazhet që ata sjellin prej Zotit. Në vijim, Allahu i Lartësuar na tregon diçka rreth urtësisë së Tij në caktimin e kësaj dite të ringjalljes së krijesave. Allahu Krenar dhe i Lartësuar thotë: - Ai do t’i ringjallë ata për t’ua bërë të qartë të vërtetën e asaj, për të cilën ranë në kundërshti - Kjo është njëra prej urtësive të ringjalljes: që njerëzit të qartësohen plotësisht dhe të shfaqet e vërteta për çdo çështje, për të cilën ata kundërshtohen në jetën e kësaj bote. Thotë i lartësuari: “Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Ai ka për t'i dënuar ata që bëjnë keq sipas veprave të veta e ka për t’u dhënë shpërblimin më të mirë atyre që bëjnë vepra të mira.” [Nexhm 31]. Urtësi tjetër është: - dhe për t’a ditur mirë jobesimtarët se ishin gënjeshtarë. - Që këta mohues të binden dhe të dalë në pah se ata ishin mashtrues në të gjitha përbetimet, që b ënin në jetën e kësaj bote, për të mohuar vërtetësinë e ringjalljes, kur thoshin: “Allahu nuk ka për ta ringjallur atë që vdes.” Ditën e Gjykimit, zebanitë do t’i tërheqin me forcë ata për në zjarrin e Xhehenemit, siç ka thënë i Lavdëruari: “Ajo ditë është mjerim i madh për mohuesit, të cilët, të zhytur në gënjeshtra, argëtohen. Ditë, kur me rrëmbim, do tërhiqen për në zjarrin e Xhehenemit. Ky është zjarri, që ju e mohonit. Mos është kjo ndonjë magji, apo ju nuk shihni?! Digjuni në të! E duroni apo nuk e duroni, njësoj është për ju! Ky është i vetmi “shpërblim” për atë që e merituat me veprat tuaja. ” [Tur 11 - 16]. Në vijim, Allahu i Lartësuar na tregon për pushtetin dhe fuqinë e Tij për gjithçka që Ai dëshiron
të veprojë. Asgjë nuk është e pamundur për Zotin e gjithësisë. Ai thotë: - Kur Ne dëshirojmë diçka, vetëm i themi: “Bëhu!”e ajo menjëherë bëhet. - Edhe premtimi për ringjalljen e krijesave është i lehtë për të Madhëruarin. Ai thjesht jep një urdhër që ajo të ndodhë ashtu si Ai dëshiron, dhe ky urdhër përmbushet në çast. I Lartësuari thot ë në një ajet tjetër: “Puna Jonë është e shpejtë, sa hap e mbyll sytë.” [Kamer 50]. Mjafton veçse një urdhër, dhe ai përmbushet në çast. Urdhri që jep Zoti nuk ka nevojë për përsëritje dhe përforcim që të përmbushet; askush nuk mundet ta kundërshtojë a ta pengojë që të zbatohet. Allahu i Lartësuar ka mposhtur me pushte - tin, fuqinë, krenarinë dhe madhështinë e Tij çdo gjë. Nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet dhe nuk ka zot e krijues që kujdeset për krijesat, veç Allahut të vetëm dhe të pashoq. Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Ebu Hurejra, se i dërguari i Allahut ka thënë: 1615. “Allahu i Lartësuar thotë: “Më ka fyer biri i Ademit, dhe nuk i takon atij që të më fyejë. Më ka mohuar biri i Ademit, dhe nuk i takon atij që të veprojë kështu. Më ka mohuar kur tha: “Ata u betuan në Allahun, me betimin e tyre më të fortë se Allahu nuk ka për ta ringjallur atë që vdes.” Ndërsa Unë thashë: “Përkundrazi, (Ringjallja) është premtimi i Tij i prerë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.”. Më ka fyer kur tha: “... Allahu është njëri nga Trinia”. Ndërsa Unë thashë: “Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm. Allahu është Absoluti (Essamed). Ai nuk ka lindur askënd dhe nuk është i lindur (nga dikush). Asgjë (e askush) nuk mund të jetë si Ai.”!” Ky hadith vjen si meukûf, ndërsa në dy Sahih-ët ky hadith është sjellë merfûan, por me një tjetër tekst e version.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 16:38–16:40
Allahu i Madhëruar na tregon rreth mohuesve të profetëve të Tij dhe përbetimeve të tyre të kota. Ai thotë: - Ata u betuan në Allahun, me betimin e tyre më të fortë se Allahu nuk ka për ta ringjallur atë që vdes. - Ata betoheshin fort se ishin të sigurt në rrugën e mohimit të Zotit. Ata betoheshin se Allahu kurrë nuk ka për t’i ringjallur të vdekurit. Ata betoheshin se Allahu nuk e ka fuqinë për t’i ringjallur e për t'i sjellë përsëri në jetë, pasi të jenë bërë dhe. Por duke hedhur poshtë mohimin e tyre, Allahu i Madhëruar thotë: - Përkundrazi, (Ringjallja) është premtimi i Tij i prerë, por shumica e njerëzve nuk e dinë. - Allahu do t’i ringjallë dhe do t’i grumbullojë ata një ditë, që nuk ka dyshim që do të vijë. Madje, Allahu thotë që ky është premtimi i Tij i prerë, dhe Ai kurrë nuk ka për ta shkelur këtë premtim të bërë. Megjithatë, “shumica e njerëzve nuk e dinë.” Nga injoranca e tyre e madhe, ata e mohojnë ringjalljen, llogarinë e shpërblimin me drejtësi para Zotit. Pastaj i Madhëruari përmend urtësinë që fshihet në faktin që Ai do t’i ringjallë dhe do t'i marrë në llogari krijesat, për t'u dhënë me drejtësi atë që meritojnë. Ai thotë: - Ai do t’i ringjallë ata për t’ua bërë të qartë të vërtetën e asaj, për të cilën ranë në kundërshti dhe për t’a ditur mirë jobesimtarët se ishin gënjeshtarë. - Njëra nga urtësitë e ringjalljes dhe e marrjes në llogari është që krijesat ta shohin qartë dhe të binden rreth atyre çështjeve për të cilat kanë rënë në kundërshti, qofshin çështje të vogla, qofshin të mëdha. Atë ditë Zoti do t’ua shfaqë realitetin e gjërave dhe do t'ua qartësojë atë plotësisht. Kur të shohin punët e tyre në Ditën e Gjykimit, ato do të jenë dëshpërim dhe dhimbje e madhe për ta. Atë ditë do të shohin me dhimbje se idhujt, të cilëve u luteshin dhe u përkushtoheshin veç Allahut, nuk do t’u sjellin asnjë dobi kur të vijë urdhëri për llogarinë e drejtë. Ata do të shohin me dëshpërim kur idhujt e tyre të bëhen lëndë djegëse e Xhehenemit. Ajo do të jetë një ditë e tmerrshme, kur dielli do të mbështillet me errësirë, edhe hëna po ashtu. Ndërsa yjet do të bien e shpërndahen, dhe të gjithë ata që i adhuronin do të kuptojnë se ato ishin veçse krijesa të Zotit, të nënshtruara para vullnetit dhe ligjit të Tij, krijesa që ishin tërësisht në nevojë të madhe për Zotin, në të gjitha gjendjet.
- Kur Ne dëshirojmë diçka, vetëm i themi: “Bëhu!”, e ajo menjëherë bëhet. - E gjitha kjo është shumë e thjeshtë për Allahun, sepse Ai kur dëshiron diçka, vetëm i thotë “bëhu!”, dhe ajo bëhet, pa as më të voglin ngurrim apo refuzim: ajo bëhet pikërisht ashtu si Ai e dëshiron dhe urdhëron.