17. Isra · Ajeti 111 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 17:97–17:111
Të lumtur janë ata që gjetën rrugën e drejtë, e të mjerë janë ata që nuk deshën të mendojnë për fuqinë e Zotit, por thoshin: si mund të ringjallemi pasi të kalben eshtrat e të bëhemi dhë i pluhur, e nuk mendonin se Ai Zot që krijoi qiej e tokë, ka fuqi t'i ringjallë ata. ringjall, por për shkak të kokëfortësisë së tyre do të tërhiqen për këmbësh, kurse fytyra u shkon zhag i për tokë, do të futën në xhehenem dhe sa herë që u digjet trupi, u përtërihet ashtu që zjarri të marrë hov edhe më të madh. Pastaj Kur'ani u thotë, ju kërkoni pasuri, e sikur t'i kishit depotë e nimeteve të Zotit, ju do të frikësoheshit se po shpenzohet e nuk do të mund t'i furnizonit njerëzit.
Mohuesve të besimit nuk u thyen mendjen as mrekullitë më konkrete. Zoti ia pat dhënë Musait nëntë mrekulli, po faraoni dhe ithtarët e tij nuk i besuan, andaj e merituan shkatërrimin. Kur'anin e shpalli Zoti me urtësinë e Vet të pashoqë, e shpalli pjesë-pjesë e dalëngadalë, ashtu i që më lehtë ta mësonin dhe ta nxinin përmendësh, e edhe sipas nevojës për zgjidhjen e ndonjë çështjeje. Idhujtarët e besuan ose nuk e besuan, atij nuk i bie vlera. Dijetarët e librave të mëparshëm, të cilët kishin lexuar librat e tyre dhe ishin njerëz të mirë e të sinqertë, kur dëgjonin leximin e Kur'anit, hidheshin me fytyra në tokë, duke adhuruar Zotin dhe duke i shprehur lavdërim për premtimin e Tij të pathyeshëm. I aa Jobesimtarët e dëgjuan Muhammedin duke thirrur Zotin: O Allah, O Rrahman, e thanë: ky na thërret të besojmë një Zot, e vetë po u lutet dy zotave. Kur'ani u tha se Zoti ka shumë emra dhe të gjthë emrat e Tij janë më të bukurit, pra e thirrët me atë ose me këtë është krejt një, Zoti është një e emra ka shumë.
Pejgamberi urdhërohet të mos e ngrisë shumë lart zërin duke lexuar Kur'an kah falej, pse idhujtarët e fyenin kur e dëgjonin, e porositet që të mos e ulë tepër zërin e të mos e dëgjojnë ata që falën pas tij. Ky ishte shkak i zbritjes së këtij ajeti. AN Me ndihmën e Zotit përfundoi përkthimi dhe komentimi i kaptinës El Israë. Lavdëruar qoftë Allahu!
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 17:110–17:111
- Thuaj: “Lutuni (me emrin) Allah ose lutuni (me emrin) Er Rahman - me cilindo (prej emrave) që t'i luteni, emrat e Tij janë më të bukurit. – Thuaju, o Muhamed, këtyre idhujtarëve, të cilët ia mohojnë Allahut cilësinë e mëshirës dhe emërtimin e Tij Er-Rahmân - i Gjithmëshirshmi: “Lutuni (me emrin) Allah ose lutuni (me emrin) Er Rrahman - me cilindo (prej emrave) që t'i luteni, emrat e Tij janë më të bukurit.” Domethënë, nuk ka ndryshim, a u lutët duke iu drejtuar me emrin “Allah” apo me emrin “Er -Raĥmân”. Të dy janë emra të Tij dhe të gjithë emrat e Zotit janë të bukur e të përkryer, siç thotë i Lartësuari: “Ai është Allahu, veç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me meritë. Ai është i Gjithëdituri për të fshehtën dhe të dukshmen. Ai është i Gjithmëshirëshmi e Mëshirëploti. Ai është Allahu, veç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me meritë. Ai është Sunduesi i përgjithshëm, i Pastër nga çdo e metë, Shpëtimtari, Siguruesi, Mbikëqyrësi, Ngadhënjimtari, Mbizotëru - esi, Krenari. I lartësuar është Allahu nga çka i shoqërojnë! Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi! Atij i takojnë emrat më të bukur. Atë e madhëron çfarë ka në qiej e në Tokë. Ai është Ngadhënjimtari, i Urti!” [Hashr 22 - 24]. Mekhuli transmeton: 1712. “Një burrë nga idhujtarët, kur dëgjoi Profetin tek po lutej në sexhde: “ O Rrahman, o Rrahim!”, tha: “Ai pretendon se i lutet vetëm një Zoti, por në fakt i lutet dy të tillëve!” Atëherë Allahu zbriti këtë ajet.”
Kështu vjen edhe nga Ibn Abasi. Që të dy rrëfimet (nga Mekhuli dhe Ibn Abasi) i ka sjellë Ibn Xheriri. - E ti mos e ngri zërin (duke kënduar) në namazin tënd dhe as mos e ul tepër në të, por kërko mes kësaj një rrugë mesatare”. - Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ibn Abasi, i cili tregon: 1713. “Ky ajet zbriti kur Profeti ishte ende në Mekë (i përndjekur). Kur ai falte namazin me shokët e vet, e ngrinte zërin duke lexuar Kuran, por kur idhujtarët dëgjonin Kuranin, fillonin të fyenin e shanin Kuranin, Atë që e zbriti atë (pra, Zotin) dhe atë që e solli atë mes tyre (pra, Muhamedin). Atëherë, - thotë Ibn Abasi - Allahu i shpalli Profetit të Tij: “E ti mos e ngri zërin (duke kënduar) në namazin tënd...”. Pra, mos e ngri zërin gjatë leximit të Kuranit, aq shumë, sa të dëgjojnë idhujtarët, dhe pastaj të shajnë Kuranin; “ dhe as mos e ul tepër ...”, aq sa shokët e tu të mos të të dëgjojnë dhe marrin Kur ’anin prej teje; “ por kërko një rrugë mesatare”.” Këtë hadith e kanë përnxjerrë Buhariu dhe Muslimi në Sahih-ët e tyre. Po kështu e ka sjellë edhe Dahhaku nga Ibn Abasi, duke shtuar: 1 714. “... por kur emigroi në Medinë, nuk ishte më ky shqetësim, prandaj dhe mund të vepronte si të dëshironte (në lidhje me leximin e Kuranit).” Pasi dëshmoi për Veten e Tij emrat më të bukur, Allahu i Madhëruar tregon dëlirësinë, madhështinë e pastërtinë e Tij nga çdo mangësi: - Dhe thuaj: “I lavdëruar qoftë Allahu, i Cili nuk ka fëmijë dhe nuk ka shok në sundim! - Madje: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm. Allahu është Kryepari (Es-Samed). Ai nuk ka lindur askënd dhe nuk është i lindur (nga dikush) . Asgjë (e askush) nuk mund të jetë si Ai.”! - Ai nuk nuk ka nevojë për ndihmës. - Allahu nuk është nevojtar e i përulur, që të ketë nevojë për ndihmës, mbështetës, udhëzues e këshilltarë. Përkundrazi, Ai është Krijuesi i të gjitha gjërave, i vetmi që nuk ka ortak e shok. Ai është rregulluesi dhe administruesi i çdo çështjeje në gjithësi, i vetëm i pashoq në çdo gjë që vendos e vepron. - Madhëroje Atë me madhërinë që i takon!”. - Madhëroje, lartësoje e lavdëroje me mënyra të shumta, kundra çdo gjëje që shpifin për Të zullumqarët kundërshtarë të së vërtetës. Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Isra. Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja për çdo mirësi! 19 / 07 / 1389 ose 30 / 09 / 1969.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 17:111
- Dhe thuaj: “I Lavdëruar qoftë Allahu, ” - Të gjitha lavdërimet dhe përlëvdimet i qofshin Allahut! Ai është i Ploti në çdo aspekt. Allahu është i pastër dhe i dëlirë nga çdo mangësi e defekt. - i Cili nuk ka fëmijë dhe nuk ka shok në sundim! - I gjithë pushteti, sundimi e mbretërimi i takon Allahut, të vetmit që sundon gjithçka. Bota e sipërme dhe e poshtme, të gjithë janë pronë e Allahut dhe nën mbretërimin e Tij. Askush tjetër nuk ka pushtet dhe fuqi të pavarur. - Ai nuk ka nevojë për ndihmëtarë. - Allahu nuk ka nevojë për t’u mbështetur nga ndonjë krijesë, që të forcojë pozitat e Tij, sepse Ai është El Ganij - i Pasuri dhe i Vetëmjaftueshmi. Allahu është El Hamid – i Lavdëruari, i Përlëvduari, i Lavdishmi. Ai nuk ka nevojë për asnjë e asgjë nga krijesat e Tij, as ato tokësore e as ato qiellore. Nëse Allahu zgjedh ndonjë prej krijesave të Tij si uelij - të dashur, këtë e bën si bamirësi e ndihmë për të, si mëshirë e butësi për të zgjedhurit e Tij, sikurse thotë: “Allahu është Mbrojtësi (i dashur) i atyre që besojnë dhe i nxjerr ata prej errësirave në dritë. Për ata që nuk besojnë kujdestarë janë shejtanët, të cilët i nxjerrin ata prej drite për t'i futur në errësira. Këta janë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përjetësisht.” [Bekare 257]. - Dhe madhëroje Atë me madhërinë që i takon!”. - Madhëroje Allahun duke përmendur emrat dhe cilësitë e Tij madhështore, duke e përlëvduar shumë e duke shprehur mirënjohjen për veprat e Tij të mrekullueshme. Madhëroje duke e adhuruar si Një të vetëm, përmes atyre adhurimeve që Ai të ka mësuar përmes
Shpalljes! Madhëroje Allahun, duke ia përkushtuar besimin, fenë dhe çdo adhurim vetëm Atij dhe me sinqeritet të plotë!
Këtu përfundon dhe tefsiri i sures Isra. Allahut i takojnë të gjitha Falënderimet e lavdërimet! Paqja, bekimet dhe të gjitha begatitë qofshin mbi Muhamedin (a.s)!