18. Kehf · Ajeti 19

سورة الكهف
Përkthimi Sherif Ahmeti
19

وَكَذَٰلِكَ بَعَثۡنَٰهُمۡ لِيَتَسَآءَلُواْ بَيۡنَهُمۡۚ قَالَ قَآئِلٞ مِّنۡهُمۡ كَمۡ لَبِثۡتُمۡۖ قَالُواْ لَبِثۡنَا يَوۡمًا أَوۡ بَعۡضَ يَوۡمٖۚ قَالُواْ رَبُّكُمۡ أَعۡلَمُ بِمَا لَبِثۡتُمۡ فَٱبۡعَثُوٓاْ أَحَدَكُم بِوَرِقِكُمۡ هَٰذِهِۦٓ إِلَى ٱلۡمَدِينَةِ فَلۡيَنظُرۡ أَيُّهَآ أَزۡكَىٰ طَعَامٗا فَلۡيَأۡتِكُم بِرِزۡقٖ مِّنۡهُ وَلۡيَتَلَطَّفۡ وَلَا يُشۡعِرَنَّ بِكُمۡ أَحَدًا

Ashtu (sikurse i vumë në gjumë) i zgjuam ata që të pyesin njëri-tjetrin (se sa kanë fjetur). Njëri prej tyre foli e tha: "Sa keni ndejur?" Ata thanë:"Kemi ndejur një ditë ose një pjesë të ditës!" Disa thanë: "Zoti juaj e di më së miri se sa keni ndejur, prandaj dërgojeni njërin prej jush me këtë argjend (monedhë argjendi) në qytet, e të zgjedhë ushqim më të mirë, e t'ua sjellë atë juve dhe le të ketë shumë kujdes e të mos i japë të kuptojë askujt për ju".*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Zotin e Madhëruar ne duhet ta adhurojmë pastër dhe nuk duhet t’i shoqërojmë Atij asgjë. Ai e krijoi njeriun me një mjeshtëri të përsosur dhe Ai çdo krijese ia përcaktoi veçoritë e saj, dhe e orientoi të dijë t’i shfrytëzojë ato. Pejgamberit a.s. i tha, se Ne do ta mësojmë Kuranin e ti nuk do ta harrosh, përpos ndonjë pjese që Allahu dëshiron ta harrosh, sikur se i ndodhi një herë e harroi në namaz, e shokët ia përkujtuan. Do të drejtojmë në sheriat, që do të jetë i lehtë, e sheriati islam është më i lehti i të gjitha sheriateve që ekzistuan. Ti këshillo me Kuran, se ai që frikësohet prej dënimit do të përfitojë, e ai i prishuri nuk përfiton, por hyn në xhehenem, ku as nuk mund të vdesë, as nuk mund të jetojë. Kush e pastron veten prej punëve të këqija, e përkujton Zotin dhe i lutet, ai është i shpëtuar. Këto këshilla qenë edhe në suhufet (fletushkat) e Ibrahimit e të Musait; në të vërtetë, kjo përmbajtje e jo edhe ky tekst, sepse Kurani është vetëm në arabisht, e ato kanë qenë në gjuhë tjetër, pra, jo Kuran. Lavdëruar qoftë Allahu i Madhëruar!